Maqedoni – Kumanova në protestë kundër maqedonasit që aksidentoi për vdekje 4-vjeçarin shqiptar

0
137

Një ditë pas ceremonisë mortore të fëmijës 4 vjecar, i cili u aksidentua qëllimisht nga shtetasi maqedonas Boban Ilic në familjen Aliu në Kumanovë mbizotëron dhimbja.

Ngjarja ku humbi jetën Almir Aliu nisi pas një zënke për motive banale në urgjencën e s spitalit në Kumanovës, çfarë shtyu më pas autorin e ngjarje së rëndë të ndërrmerrte aktin makabër i cili solli vdekjen e 4 vjeçarit dhe plagosjes së lehtë të dy prindërve të tij.

Babai i vogëlushit 4 vjeçar pasi shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që e kanë përkrahur në këtë ditë të vështirë kërkoi zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Babai fëmijës: Më kanë përkrahur të gjithë, shokët, familja, miqtë, të gjithë dashamirësit e Kumanovës në kanë përkrahur.

Pas regimit në ashpër ne rrjetet sociale të komunitetit në Kumanovë kundër aktit makabër të shtetatis maqedonas i cili i mori jetën 4 vjeçarit Almir Aliu, mediat maqedonase raportojnë se ditën e hënë në orën 15: 00 do të zhvillohet një marshim protestues për të shprehur revoltën ndaj ngjarjeve të tilla.Sipas mediave maqedonase Gjykata Themelore e Kumanovës i ka caktuar 30 ditë paraburgim maqedonasit Bojan Iliç i cili i mori jetën 4 vjeçarit Almir Aliu.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here