Horoskopi për ditën e sotme, e dielë 3 korrik 2016

0

Dashi – Nuk do i shprehni aq sa duhet ndjenjat tuaja sot dhe nuk do mund te ruani dot një klime te ngrohte ne jetën tuaj ne çift. As beqaret nuk do kenë fat ne dashuri, kështu qe do vazhdojnë te mbeten te vetmuar. Kalojeni kohen e lire me miqtë apo me familjaret. Ne planin financiar fatmirësisht nuk priten probleme te mëdha. Vështirësi mund te keni, por me pak kujdes do i kaloni.

Demi – Dite shume e zakonshme dhe pa asgjë te re kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Beqaret do ndihen gati për te pranuar ftesa dhe për te bere çmenduri me personat qe do i joshin. E rëndësishme është qe nuk do mërziten dhe do përjetojnë emocione. Gjendja e te ardhurave do lere shume për te dëshiruar. Nëse nuk tregoheni pak dinake do keni probleme serioze.

Binjakët – Ka rrezik te bëni gabime sot ne jetën tuaj ne çift dhe pa dashur do e lëndoni tej mase partnerin tuaj. Kjo mund te sjelle pasoja ne lidhjen tuaj. Beqaret do jene te papërqendruar dhe as qe do përfitojnë aspak nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Me vone do i kërkojnë, por nuk do i gjejnë dot me. Ne planin financiar gjendja do jete e qëndrueshme dhe mund te kryeni edhe ndonjë investim.

Gaforrja – Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me te duruar dhe te pranoni te hapni rruge ndonjëherë. Beqaret do ndihen aq mire ashtu si janë saqë nuk do duan te dalin fare nga frika se mos i joshe dikush dhe mund te ndryshojnë status. Sektori i financave do jete me i dobët se kurrë me pare. Nuk do mundeni dot te blini gjerat me jetike te ditës.

Luani – Ju do jeni shume xheloze për partnerin gjate gjithë kësaj dite dhe nuk do e lejoni atë te dale me miqtë e tij. Kujdes sepse po vazhduat kështu do e humbni shpejt. Secili ka nevoje për lirinë e tij. Beqaret nuk do e kene mendjen fare tek krijimi i një lidhjeje edhe pse do joshen gjithë kohës. Venusi do ua mbroje gjithë kohës financat. Do kryeni pa frike shpenzimet me te domosdoshme dhe do hiqni para mënjanë.

Virgjëresha – Planetët do jene shume bujare me ju sot dhe do ju krijojnë një ambient shume te ngrohte ne çift. Gjithçka do ece si e keni dëshiruar. Beqaret do ndihen mire me statusin qe kane dhe do i refuzojnë te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Ne lanin financiar nuk do jeni te kujdesshëm, por fatmirësisht qe do jete Jupiteri i cili do ua mbaje larg problemet e vështirësitë.

Peshorja  – Do jeni me shume fat sot juve qe jeni ne nje lidhje dhe te gjitha dëshirat do ju realizohen. Do ndiheni mjaft mire. Beqaret duhet te mos tregohen te paduruar sepse mund te bëjnë gabime te pafalshme për te cilat do pendohen shpejt. Ne planin financiar nuk priten aspak vështirësi. Do e dini mire çfarë hapash te hidhni qe gjendja te stabilizohet sa hap e mbyll sytë.

Akrepi – Nuk duhet te kërkoni gjera te pamundura nga partneri juaj gjate kësaj dite, por mire do jete t’i merrni gjerat sa me shtruar. Ai do ju dashuroje sipas mënyrës se tij. Beqaret do ndihen te lumtur pranë disa personave qe sapo kane njohur dhe do jene gati te fillojnë një lidhje me ta. Ne planin financiar do i rregulloni problemet qe iu kishin dale me herët dhe do jeni te qete.

Shigjetari – Ju qe jeni ne një lidhje do kujdeseni shume qe gjerat te ecin me se miri me partnerin tuaj. Do i përgatisni shpesh edhe surpriza atij qe keni ne krah. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Nuk duhet kërkuar asgjë me ngulm. Gjendja e te ardhurave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni financat tuaja. Kujdes!

Bricjapi – Marrëdhënia ne çift do jete shume e e mire sot sesa disa kohe me pare. Do i sqaroni te gjitha hatërmbetjet dhe do ndiheni me te qete. Beqaret do realizojnë takime te rëndësishme te cilat mund t’ua ndryshojnë jetën njëherë e mire. Bëjini sytë katër, por edhe mos u ngutni për asgjë. Te ardhurat do fillojnë te përmirësohen fale strategjisë qe ju do përdorni.

Ujori – Jeta juaj ne çift do mbrohet gjate gjithë ditës nga yjet. Ato do ju drejtojnë ne rrugën e duhur dhe do kaloni çaste me te këndshme me partnerin. Beqaret do vrapojnë pas një personi pa e njohur mire dhe kjo mund te sjelle pasoja për te ardhmen. Kujdes! Me financat do i keni punët shume mire. Do mund te kryeni pak me tepër shpenzime sesa me pare.

Peshqit – Dite e mbushur me bashkëpunim dhe mirënjohje kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mjaft mire pranë atij qe dashuroni dhe do i shprehni pa fund ndjenjat. Beqaret me mire te mos hedhin hapa te nxituara, por nëse ju pëlqejnë personat qe kane njohur te vazhdojnë ende te njihen me ta. Te ardhurat do fillojnë te kenë disa përmirësime te vogla.

Lini nje pergjigje