Foto me Obamën, Berisha: Ndërlikohet edhe më thellë implikimi i Ramës në skandalin Bilalgate!

0
121

Ish-kryeministri Sali Berisha jep të tjera detaje në lidhje me çështjen e fotos së kryeministrit Edi Rama të realizuar në New Jersey me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, në tetor të vitit 2012.

 

Berisha ka shkruajtur ditën e sotme në Facebook se Bilal Shehu dhe Edi Rama kanë falsifikuar dokumentet dhe janë paraqitur si çift gay në festën ku do të ishte i pranishëm dhe presidenti amerikan, Barack Obama.

 

“Ndërlikohet edhe më thellë implikimi i Ramës në skandalin Bilalgate!”, është titulli i postimit të Sali Berishës në Facebook.

 

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Berisha në Facebook:

 

Edi Rama mohoi se shtetasi i huaj nr. 2 ne deponimin e Bilal Shehut në dosjen e FBI është pikërisht Edvin Kristaq Rama. Por burime shumë të sigurta më konfirmojnë se shtetasi nr. 2 për të cilin është pyetur Bilal Shehu nga hetuesi i mirënjohur i FBI është 100% Edi Rama.

 

Këtë jo vetëm e ka dëshmuar me fakte te hetuesit të tij, vetë i pandehuri Bilal por kjo është faktuar dhe nga prova të pakundërshtueshme nga hetuesit e FBI, të cilët dine tashmë çdo detaj të dhunimit të ligjit elektoral amerikan nga Edi Rama duke përdorur për kryerjen e veprës penale taksistin Bilal Shehu, shtetas amerikan që me 80 mijë dollarë të Ramës me origjinë shumë të dyshimte.

 

Bilali dhe Rama me qëllim kanë falsifikuar dokumente të gjendjes civile dhe janë paraqitur si çift gay të martuar në mënyrë që të bënin të mundur futjen e Ramës në event për të bërë foton edhe pse ishte shtetas i huaj.

 

Në ligjin amerikan falsifikimi i dokumenteve të gjendjes civile përbën një vepër penale jo të lehtë. Me mohimin që i ka bërë Rama dhënies së 80 mijë dollarëve Bilalit, të afërm të këtij të fundit dhe avokati i tij pohojnë se pritet që Bilali ti kërkojë gjykatësit ballafaqimin me Ramën në sallën e gjyqit!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here