Standard.al

Durrës/ Mbytet duke u larë në det një 55-vjeçar

0

Një person është mbytur sot në plazhin e Durrësit. Sipas policisë viktima është një burrë rreth moshës 55-60 vjeç, i cili është mbytur duke u larë në det.
“Më datë 03.07.2016, në lagjen Nr.13, Plazh është mbytur duke u larë në det një person i seksit mashkull, rreth 55 -60 vjeç. Me të marrë njoftimin menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, sqaron policia e Durrësit.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.