Çifti nga Kosova del pa e ditur në “Ali Express”

0
163

Gent Rizvanolli dhe gruaja e tij Diellza Kelmendi, janë befasuar sot nga një publikim në rrjetin më të madh të shitjeve online, “Ali Express”.

Dyshja kanë gjetur se në këtë faqe po shitet një fustan, ndërsa si fotografi shërben një foto e çiftit kosovar.

Rizvanolli ka treguar për koha.net se për këtë është njoftuar nga dikush tjetër dhe ka mbetur i habitur se si kjo mund të ndodhë.

Ai thotë se nuk ka parashikuar kurrë se një ditë një fotografi e tij do të përdoret nga një uebfaqe e huaj. Ndërsa, shton se do të shikojë politikat e faqes dhe do të provojë kontaktin me “Ali Express”.

Ai ka bërë të ditur se njëherë nuk është duke menduar as për ndonjë kompensim as për asgjë tjetër, por do vetëm që të largohen fotografitë. Rizvanolli shton se nuk e ka në plan as të bëjë ndonjë padi, sepse mendon se një gjë e tillë aktualisht nuk ia vlen.

Rrobat në artikullin në të cilin është e vendosur fotografia e çiftit kosovar kushtojnë 131.99 dollar.

rizvan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here