Zbulohet mashtrimi i radhës nëpërmjet “facebook”. Kujdes, mund të bini pre dhe ju

0
140

“Better Bussines Bureau” ka paralajmëruar për një mënyrë të re mashtrimi në rrjetin social Facebook.

Sic shpjegohet më tej, mashtruesit krijojnë një llogari duke përdorur emrin, mbiemrin datëlindjen dhe fotot e një personi, i cili është aktualisht përdorues i rrjetit social.

Këta mashtrues ju bëjnë ftesë, duke u paraqitur si miku juaj, më pas ata vendosin kontaktet dhe në fund ju kërkojnë para, duke u thënë se kanë një emergjencë.
Ja disa strategji që të mos bini pre e këtij mashtrimi:

– Forconi parametrat e sigurisë. Nuk ka nevojë të shtoni informacione se çfarë pune bëni apo ku jetoni.

– Vendosni filtrat e nevojshëm që nuk lejojnë t’ju etiketojnë.

– Nëse keni marrë kërkesë miqësie nga dikush që e keni mik në rrjet, kontrolloni sërish para se ta pranoni.

– Zgjidhni opsionin “private” për postime që japin shumë informacion për ju.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here