Mbyllen 91 mijë biznese, efekti “kolateral” i reformave fiskale

0
145

Beteja kundër informalitetit, ka sjellë formalizimin dhe regjistrimin e rreth 40 mijë bizneseve të reja nga vera e vitit të shkuar, por duket se është shoqëruar edhe më efekte anësore të padëshiruara. Sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore, rezulton se ka arritur në 91.150 numri i bizneseve që kanë pezulluar aktivitetin. Tirana është qyteti me numrin më të madh të bizneseve të pezulluara, 35 mijë, ndërkohë që numri i tyre është i madh edhe në Durrës, Vlorë e Shkodër.

Pezullimi i aktiviteteve apo deri dhe mbyllja e bizneseve u paralajmërua nga ekspertë e shoqata të ndryshme që në fazat e hershme të fushatës kundër informalitetit. Kjo pas informaliteti u bënte të mundur veçanërisht bizeseve të vogla mbijetesën, falë mungesës së kostove për pagesat e taksave e të sigurimeve.

Sipas treguesit zyrtar të INSTAT në fund të vitit 2015 numërohen 152,288 biznese aktive. Rreth 90 % e ndërmarrjeve aktive janë ndërmarrje të vogla me 1-4 të punësuar. Pjesa më e madhe e tyre, 61,8 % janë ndërmarrje me një të punësuar. Edhe lista e publikuar nga Tatimet me bizneset pasive dominohet tërësisht nga bizneset e vogla, të cilat duket se kanë vendosur të pezullojnë aktivitetin në pamundësi për të përballuar kostot.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here