Kujdes! Ky është mashtrimi i ri që përdoret në Facebook

0
184

Një mënyrë e re mashtrimi po përhapet në “Facebook”. Sipas “Better Bussines Bureau”, mashtruesit krijojnë një llogari duke përdorur emrin dhe fotot e një personi, i cili është aktualisht përdorues i rrjetit social.

Ata u bëjnë kërkesë miqësie miqve të tij në “Facebook” dhe pasi vendosin kontakte me ta, u kërkojnë para, duke u thënë se kanë një emergjencë. Ja disa strategji që të mos bini pre e këtij mashtrimi: Forconi parametrat e sigurisë. Nuk ka nevojë të shtoni informacione se çfarë pune bëni apo ku jetoni.

Vendosni filtrat e nevojshëm që nuk lejojnë t’ju etiketojnë. Nëse keni marrë kërkesë miqësie nga dikush që e keni mik në rrjet, kontrolloni sërish para se ta pranoni. Zgjidhni opsionin “private” për postime që japin shumë informacion për ju.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here