Gjermani-Itali, Lëv: Kush fiton nesër del kampion Europe

0
127

Kush fiton mes Gjermanisë dhe Italisë, do të jetë fituesi i kampionatit Europian. Kështu e ka komentuar trajneri Gjerman, Joakim lëv përballjen e nesërme mes dy skuadrave. Ai tha se edhe pse Gjermania dhe Italia do të përplasen në çerekfinale, kjo ndeshje është finalja e vërtetë e këtij kompeticioni.

“Padyshim që fituesi mund të arrijë të bëjë të vetin trofeun. Skuadrat që janë ende në garë si Gjermania, Franca, Italia… objektivi kryesor i tyre është të fitojnë trofeun. Të gjitha kanë cilësi. Duhet të përqendrohemi të sfida e radhës, pastaj mund të ketë një gjysmëfinale kundër organizatorëve të turneut, por nuk do të jetë e lehtë as për ta.

Ka ende shumë rrugë për të bërë. Kush fiton është favorite për të triumfuar në Euro 2016”, theksoi ai në konferencën e fundit për shtyp. Çdo detaj është i rëndësishëm, jemi të ndërgjegjshëm se çfarë na pret ndaj Italisë, i dimë idetë për këtë sfidë si në aspektin ofensiv, ashtu edhe mbrojtës. Ka disa automatizma të lojës tonë mbi të cilët kemi punuar shumë”, theksoi Lëv duke shtuar se kishte pasur që në fillim bindjen se Italia mund të paraqitej mirë, pavarësisht humbjes 4-1 që i shkaktoi skuadrës së Kontes në një miqësore.

Po, sepse italianët janë në gjendje të përgjigjen pas një humbjeje 4-1. Pastaj ka lojtarët e Juventusit në përbërje, ndërsa miqësoret nuk janë asnjëherë vendimtare. E kemi parë edhe në të kaluarën. Ne, në vitin 2014, gabuam shumë. Në këto ditë kemi analizuar Italinë, kemi parë ndeshjet e saj. Ajo nuk ka qëndruar vetëm në mbrojtje, por ka krijuar shumë situata të rrezikshme edhe para.

Mendoj se jemi gati, të ndërgjegjshëm për atë që na pret. Duhet të jemi cinikë para portës, pasi nuk do të na jepen shumë raste për shënim, si ndaj Irlandës së Veriut. E di që historia tregon se nuk e kemi mundur kurrë Italinë, kemi dështuar gjithmonë. Por kemi treguar deri tani se mund të fitojmë ndaj kujtdo dhe duam ta bëjmë edhe ndaj tyre”, deklaroi Lëv.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here