Galdini i pergjigjet Fuges: Te ka ngelur pa thene se Edi Rama nuk ka qene kurre bashkeshortja e Bilalit.

0
252

Konferenca per Shtyp e Kryetarit te PD Lulzim Basha per ceshtjen e Bilal Shehut dhe burimit te padeklaruar te 80 mije dollareve nen hetim ne SHBA , sot ka provokuar edhe reagimin zyrtar te Kryeministrise nepermjet Drejtorit te Komunikimit Endri Fuga.
Lulzim Basha ia ka kthyer vete drejtperdrejte kunderpergjigjen e tij per reagimin e Kryeministrise. Por edhe aleati i ri i Lulzim Bashes, Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike, i ka kthyer nje pergjigje plot sarkazem Endri Fuges lidhur me reagimin e Kryeministrise.
Ja edhe postimi i plote i Arian Galdinit ne faqen e tij ne facebook:

Jam kaq i lumtur nga reagimi i Drejtorit te Komunikimit te Kryeministrise lidhur me ligesine e Portaleve te Opozites te cilat kane dy dite qe i meshojne hsitorise se taksistit nga New Yorku Bilal Shehu. Lulzim Basha dhe Portalet e Opozites, po tregohen shume te ligj qe i besojne Departamentit Amerikan te Drejtesise, ne faqrn zyrtare te te cilit mjoftohet se Bilali e ka pranuar fajin dhe se nuk e di burimin e 80 mije dollareve. Une besoj se Lulzim Basha dhe Opozita, nuk duhet tu besojne ketyre lajmeve qe nxjerr pa kaluar ne siten e Fuges, ky Departamenti Amerikan i Drejtesise.
Fuga me reagimin e tij ishte shterrues. U pergjigj per cdo pyetje. Tani mjaft.
Sidoqofte, ne reagimin e Fuges mungonin vetem dy detaje.
1. Qe Bilali eshte taksisti i Edi Rames qe mbulon ceshtjet politike dhe sociale ne SHBA. Edi Rama e ka nje taksist edhe ne Tirane, e mund ta kete ne cdo qytet te rendesishem ose Kryeqytet te botes. Kjo nuk duhet te na beje as xheloze e as kaq cinike. Eshte ne detyrat e Kryeministrit qe te konsultohet per ceshtje delikate politike dhe gjeostrategjike me taksistet tij kudo ne note.
2. Edi Rama nuk ka qene kurre bashkeshortja e Bilalit.

https://www.justice.gov/opa/pr/new-jersey-man-pleads-guilty-helping-disguise-foreign-contributions-during-2012-presidential

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here