EMRAT/ 5 të arrestuar për grabitjen në Rinas.Punonjësit e sigurisë i “hapën” rrugën autorëve

0

Këtë mbrëmje Policia ka vënë në pranga 5 persona, punonjës të firmës së kontraktuar për sigurinë në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit në lidhje me super-grabitjen e ditës së djeshme ku tre të maskuar dhe armatosur mundën të marrin rreth 1 milionë euro.

Loading...

Urdhër arrestet janë lëshuar nga prokuroria për Krimet e Rënda dhe janë ekzekutuar në mbrëmje nga efektivët e policisë. Sipas Prokurorisë, drejtues dhe punonjës të kompanisë ICTS-Albania, i kanë krijuar terren autorëve për të kryer grabitjen.

Kështu, u arrestuan:

 

Arben Karafili, Drejtor Operacional i kompanisë “ICTS”

 

Bledar Blloshi, agjent i kompanisë “ICTS” (patrullë)

Fadil Jonuzaj, agjent i kompanisë “ICTS” (patrullë)

 

Kujtim Picari, shoqërues i vlerave monetare i një banke të nivelit të dytë

 

Vangjel Nikolla, kryetar i Degës Teknike të Aeroportit.

 

“Prokuroria e Krujës ka nisur menjëherë hetimet mbi ngjarjen dhe në bazë të veprimeve të deritanishme rezulton se, drejtues dhe punonjës të kompanisë së sigurimit “ICTS” dyshohet se kanë shpërdorur detyrën, duke krijuar mundësinë që tre persona të armatosur të realizojnë vjedhjen e parave në mjetin që transportonte vlerat monetare në drejtim të bordit të një avioni. Prokuroria e Krujës ka krijuar dyshimin e arsyeshëm se personat e ndaluar nuk kanë marrë masat e nevojshme për të siguruar qarkullimin e vlerave monetare në ambientet e brendshme të aeroportit të Rinasit”, thuhet në një njoftim zyrtar të Prokurorisë.

 

Ndërkohë, hetimi për vjedhjen po kryhet nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, pasi ka dyshime se vepra penale është konsumuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Loading...

Lini nje pergjigje