Standard.al

A e dini prejardhjen e melodisë më të famshme (Nokia tune) në telefonin tuaj? (VIDEO)

0

Pa dyshim që melodia më e famshme e telefonave mobil gjatë viteve të 90-ta, ka qenë “Nokia tune”.

Sa herë ju ka ndodhur që të keni dëgjuar një tingull të njohur, dhe menjëherë keni vrapuar në xhaketë të kërkoni telefonin, dhe në fund e keni kuptuar se nuk është duke cingëruar telefoni juaj.

Ansi Vanjoki, nënkryetar i kompanisë Nokia, në vitin 1993 ia kishte prezantuar melodinë e Gran Vals Lauri Kivinen, shefes së korporatës së telekomunikacionit, dhe kështu se bashku kishin përzgjedhur një pjesë që të bëhet melodia zyrtare e Nokia tune.

Nokia tune është pjesë e kompozimit me kitarë të Gran Vals, të cilën në vitin 1902 e kishte krijuar kompozitori dhe kitaristi spanjoll Francisco Tárrega.

Ky tingull për herë të parë ishte bërë pjesë përbërëse e reklamës së Nokia 1011 në fillim të viteve të 90-ta, kurse për herë të parë është shfaqur në modelin Nokia 2110 në vitin 1994, që funksiononte nën emrin e koduar Type 7.

Me prezantimin e Nokia 6110, në dhjetor të vitit 1997, çdo telefon Nokia u bë me emër dhe kështu edhe melodia mori emrin zyrtar Nokia tune.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.