Vasili: LSI nuk jep asnjë votë për reformën jashtë rekomandimeve të Venecias

0
136

Lëvizja Socialiste për Integrim vijon të japë sinjale të forta ndaj PS sa i takon reformës në drejtësi. Teksa opozita nga njëra anë akuzon Edi Ramën se nuk po zbaton nenin 88 të Komisionit të Venecias, LSI shprehet se nuk jep asnjë votë përtej rekomandimeve të këtij organizmi.

Deklarata u bë dje nga kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, gjatë një interviste. Ai tha se inkurajon palët që të gjejnë gjuhën e konsensusit, por vetëm sipas sugjerimeve që ka dhënë Venecia. “Për reformën kemi qenë të bindur se çdo zgjidhje duhet të jetë në përputhje me Venecian. Për arsyen e thjeshtë sepse kur jemi ulur në tavolinë, të gjithë kemi thënë që kemi një garanci që votojmë pa hezitim, sepse kemi Komisionin e Venecias dhe kësaj gjëje i kemi bërë shërbim deri në fund. 20 votat e LSI kanë qenë dhe mbeten për reformën në drejtësi. Janë për një zgjidhje sipas Venecias. Nuk jemi për zgjidhje dhe shpikje të tjera sepse e kemi pranuar këtë marrëveshje”, tha ai.

Vasili e ka theksuar disa herë se LSI nuk del jashtë rekomandimeve të Venecias. Sipas tij, të gjitha palët kanë rënë dakord për zbatimin e tyre. “Çdo dakordësi që gjendet, zgjidhje formulë në këtë frymë, pra në frymën e rekomandimeve që Venecia jep. Ne nuk dalim nga Venecia. Ne kemi promovuar se nëse gjendet një dakordësi për këtë punë brenda frymës së Venecias, ç’të keqe ka?”, vijoi ai. Vasili është shprehur se LSI ka dhënë një kontribut të çmuar për kalimin e reformës, pasi e ka votuar në komisionin e posaçëm. “Ne kemi qenë të bindur se kjo reformë absolutisht duhet bërë dhe e kemi mbështetur dhe me qëndrim politik, edhe me votën politike në forumet kjo reformë miratohet. Sot kemi një reformë që në tërësi dhe parim është miratuar nga komisioni përkatës dhe është miratuar me votën e LSI. Edhe ligjet e kaluara para dy ditëve kanë kaluar me votën e padiskutueshme të LSI”, vijoi ai.

Nënkryetari i LSI ka folur dhe për përplasjet PD-PS, ku ka dhënë detaje mbi negociatat. “Euralius dhe OPDAT dhanë dy zgjidhje. Një ishin “vendet e rezervuara, madje në materialin e tyre thuhej është propozimi opozitës . Dhe votimi me 2/3 që ishte i mazhorancës”, vijoi ia. I pyetur nëse do bëhet miratimi më 21 Korrik ai nuk dha një përgjigje të qartë, duke thënë se për këtë gjë po punohet. I pyetur mbi marrëdhëniet me PS, ai ka thënë se periudha më e mirë e saj është e viteve ’92-97, kur ai ishte pjesë e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here