Përse ISIS nuk merr përsipër sulmet në Turqi?

0
136

Përse Shteti Islamik nuk i merr përsipër asnjëherë sulmet terroriste në Turqi? Pikëpyetja ngrihet nga Huffingtonposte cila përshkruan në një artikull marrëdhëniet e dyshimta mes Turqisë dhe ISIS.

Përmes komunikatave zyrtare, Shteti Islamik, merr gjithmonë përsipër atentatet e kryera nga militantët e tij.

Mos vallë do të thotë se ISIS nuk ka goditur asnjëherë Turqinë? Absolutisht jo, shkruan prestigjozia ndërkombëtare. Rreth 50% e sulmeve terroriste në Turqi mbajnë autorësinë e ISIS, edhe pse pa firmë zyrtare.

Të shumë janë politikantët dhe opinionistët politikë që e shpjegojnë “misterin” me pozicionimin asnjanës të Turqisë kundrejt Shtetit Islamik.

ISIS nuk kërkon të presë përfundimisht lidhjet me turqit, duke pasur parasysh se Turqia është porta hyrëse për në Europë, shkruhet në artikullin e Huffingtonpost.

Edhe pse godet në Turqi, grupi terrorist nuk shënjestron drejtëpërdrejtë turqit. Në masakrën e Syryçit, në Korrik të 2015, u godit pupullësia me shumicë kurde, ndërsa në sulmin pranë Xhamisë Blu, u vranë 10 turistë gjermanë. Edhe në atentatin e së martës, sipas të gjitha gjasave, është vepër e ISIS, goditet një mjedis që mbledh shumë shtetas të huaj.

Sipas komentatorëve të xhihadizmit, 10% e popullsisë turke as që e konsideron Shtetin Islamik një organizatë terroriste.

Ankaraja është akuzuar shpesh për “lojë të dyfishtë”. Pas incidentit me avionin rus, Vladimir Putin akuzoi Turqinë se bën biznes me ISIS.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here