Kjo është koha kur femrat do t’i ndërrojnë partnerët e tyre me robotë

0
191

Futurologjisti Dr Ian Pearson pretendon se të bësh seks me robotë, do të jetë po aq normale për femrat sa është sot të shikosh filma porno.

Femrat mund t’i ndërrojnë partnerët e tyre seksual me robot. E kjo gjë do të jetë krejtësisht normale pas 10 vjetësh, thotë fururologjisti Pearson, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se seksi në të ardhmen do të ndryshojë, e kjo do të ndodhë si pasojë e ndryshimeve dhe avancimit të teknologjisë.

Por seksi me robotë nuk është diçka e re. Tash për tash, ka shumë objekte seksuale dhe shkencëtarët janë duke ndërtuar objekte të reja, me qëllim që të plotësojnë nevojat seksuale të njerëzve.

Industria e objekteve seksuale kohëve të fundit është rritur shumë. Ka disa lodra seksuale që tashmë janë krijuar, siç është F***zilla, që kohëve të fundit po përdoret shumë në industrinë pornografike, shkruan lajmi.net.

Në raportin e krijuar nga Dr Pearson thuhet se sex-robotët do të jenë aq të famshëm sa që do të marrin primatin e njerëzve- kur vjen puna tek marrëdhëniet seksuale.

E kjo do të jetë krejtësisht normale në vitin jo fort të largët, 2050.

“Shumë njerëz do të kenë rezerva sa i përket seksit me robotë në fillim por gradualisht ata do të mësohen me këtë gjë, teksa AI (inteligjenca artificiale) dhe sjelljet mekanike të këtyre robotëve do të përmirësohen. Më pas njerëzit do të ndihen mirë me këto objekte dhe madje do të krijojnë edhe marrëdhënie emocionale me to”, thuhet në raport./lajmi.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here