E Fundit/ Ja cfarë filmuan kamerat e sigurië në Rinas

0
164

Në lidhje me grabitjen spektakolare të parave në Rinas, kamerat e sigurisë tregojnë se në mesditë, një makinë tip benz me ngjyrë të zezë, ka hyrë nga një portë e posaçme e aeroportit e cila përdoret nga kompania BP për transportin e karburantit dhe furnizimin e avioneve.

Nga filmimet, tregohet se kjo portë ka akses të drejtpërdrejtë në hapësirën ku avionët stacionohen për të marrë e zbritur pasagjeret, bagazhet, por edhe për t’u furnziuar me karburant para çdo fluturimi.

Policia nuk ka arritur, të paktën deri në këto çaste, për të kuptuar se si benzi i zi ka arritur të hyjë nga porta në fjalë, por kamerat e sigurisë tregojnë se tek porta nuk ka shenja të një hyrje të dhunshme.

Mësohet se kjo portë, por edhe i gjithë perimetri i jashtëm i aeroportit, ruhet me roje të një kompanie private që ofron shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike.

Pamjet e kamerave, tregojnë se makina e grabitësve ka vijuar qetësisht deri në vendin ku ishte pozicionuar një avion i një linje transporti udhëtarësh me Italinë.

Pak metra më tej, ishte pozicionuar edhe makina e blinduar të transportit të parave të një kompanie private.

Nga burimet, ta paverifikuara plotësisht për vërtetësinë e tyre, bëhet me dije se kamerat tregojnë rojet e makinës së blinduar të transportit të parave që qëndronin në pistë në krah të avionit, ndërsa dyert e makinës së blinduar të hapura.

Ky informacion të lë të kuptosh se grabitësit nuk e kanë pasur shumë të vështirë të arrijnë tek ngarkesa, pasi ajo nuk mbrohej nga askush, përderisa dyert e blinduara ishin të hapura.

Bëhet me dije, se policët e kompanisë private janë shtangur nga kërcënimet e grabitësve nën rrëzikun e tytës së armës përballë, ndërsa është nderur një situatë e cila ka favorizuar me sukses aksionin e tyre kriminal.

Po i njëjti burim, tha se benzi i zi me grabitësit dhe paratë është larguar duke dalë nga e njëjta portë, ndërkohë që nuk i ka shqetësuar askush gjatë ikjes së tyre.

Nga të dhënat konfidenciale, ky është skenari i regjistruar nga kamerat e sigurisë së aeroportit, të paktën deri nga një konfirmim zyrtar nga Policia e Shtetit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here