Zbardhen sms e gjyqtarit Çobo: “Zogu… mos reflekto mendësi fshatareske”

0
119

Zbardhen  disa nga mesazhet telefonike që gjyqtari i Gjykatës së Beratit Shyqyri Çobo i ka dërguar shtetases I. T palë në një proces civil divorci, ku ai gjyqtar i çështjes.

Sipas prokurorisë së Krimeve të Rënda Nga kqyrja e telefonave rezulton se për një periudhë gati 3-mujore para kallëzimit, gjyqtari Çobo kishte kryer mbi 300 telefonata në drejtim të kallëzueses, si edhe një numër të lartë mesazhesh me tekst.

Mesazhet

Ora News siguron disa nga këto mesazhe e dërguara nga gjyqtari ku konstatohet qartë tendenca e tij për të bindur kallëzueses që të krijonin një lidhje intime

SMS 1- Të këshilloj tepër miqësisht që në konceptin apo në filozofinë perceptuese mos reflekto mendësi fshatareske të natyrës provinciale duke u munduar të tregosh moral, koha ka evoluar, ndaj duhet të jesh më elokuente me veten dhe në shoqëri, OK?

SMS 2- “Zogu” – do më vinte mirë të të thërrisja kështu se si “zogë” je! OK??

SMS 3- Është e vërtetë që je “Tip i vështirë” në raportin komunikues, por “Tip inteligjente” me performancë femërore tepër perfekte.. Ke vlera në vetvete! Të respektoj dhe nuk dua të të humbas ! Ok ?

SMS 4- …. “Mirëmëngjes”!! Po të shkruaj shpejt. Zgjohem në orën 04:00 dhe ora 05:30 nisem për në punë. Unë gjykoj se ti duhet të njohësh madje dhe të administrosh vlerat të cilat s të mungojnë.. Ti gëzon simpati, inteligejncë dhe një komunikim tepër komplimentar. Je tepër femërore. Për këtë shkak duhet të jesh KRENARE! Respekte

Gjyqtari Çobo u pezullua sot nga detyra me vendim të gjykatës dhe me kërkesë të prokurorisë pasi dyshohet për konsumimin e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarit….” në formën e kërkimit të favoreve seksuale.oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here