Të vjedhësh të drejtën e autorit! Konfirmon Duka: Bluzën nuk e dizenjoi Edi Rama

0

Një nga momentet që ka ngjallur më shumë diskutim gjatë pranisë së Shqipërisë në Francë 2016 ka qenë edhe bindja e Kryeministrit Rama se është ai që ka dizenjuar shqiponjën në fanellën e Kombëtares.

I pyetur mbi këtë pretendim të Ramës, Duka edhe pse ka kërkuar të jetë diplomatik është shprehur se nuk është Rama ai që ka dizenjuar fanellën, por Glon Bakalli me studion PIK.

Fevziu: Kryeministri ka thënë që e ka dizenuar ai bluzën e kombëtares…

Duka: Fanellën e ka dizenjuar studio PIK me Glon Bakallin. Në diskutime janë përfshirë shumë njerëz. Ka qenë edhe kryeministri pjesë e këtyre diskutimeve, por dizenjimin e ka bërë studio.

Lini nje pergjigje