Shkatërrohet banda me 20 shtetas shqiptarë, autore e 114-të grabitjeve në Itali me vlerë mbi 200 mijë euro

0
215
Policia italiane e qytetit të Trentos ka ekzekutuar sot urdhër arrestin ndaj 20 shtetasve shqiptarë, anëtarë të një bande kriminale e specializuar në grabitje banesash e objektesh.
Sipas Policisë italiane kjo bandë është autore e 114 grabitjeve të kryera në territorin italian. Pesë anëtarë të kësaj bande janë arrestuar në flagrancë për kryerjen e veprës penale të grabitjes, ndërsa 7 anëtarë të tjerë të bandës janë identifikuar në Shqipëri. Autoritetet italiane kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tyre.
Ndërkohë, 3 shqiptarë të tjerë  të bandës janë shpallur në kërkim. Gjatë operacionit policia italiane ka sekuestruar 25 mijë euro, disa qindra monedha ari, objekte të ndryshme të shtrenjta si dhe një pistoletë me 2 karikatorë e 21 plumba,e cila rezulton e vjedhur më vitin 2015 në një banesë në komunën Riva del Garda.
Vlera e materialit të vjedhur kapërcen 200 mijë euro. Në mesditë pritet një konferencë shtypi e komandës së përgjithshme të policisë së Trentos ku do të jepen më shumë detaje mbi këtë bandë grabitësish shqitparë.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here