Pengmarrja nga marinari egjiptiani peshkarexhës “Çelepia 2”, i shpëton vdekjes njëri prej shqiptarëve

0
258
Autoritetet egjiptiane kanë mundur që të gjejnë një nga marinarët e peshkarexhës Çelepia2” që ishin marrë peng nga egjiptiani.
Bëhet fjalë për Luan Memën, i cili fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore, ndëkrohë që autoritetet po këkrojnë për gjetjen e marinarit tjetër Dhimitër Malja.
Ja njoftimi për mediat i Ministrisë së Punëve të Jashtme
Ministria e Puneve te Jashtme, deshiron te informoi opinionin publik mbi ecurine e operacionit te shpetimit te ekuipazhit te peshkatores “Celepia 2”, se:
Menjehere pas marrjes se informacionit per gjetjen dhe bllokimin e peshkarexhes nga Marina egjiptiane dhe transferimin e saj ne nje port ushtarak ne Aleksandri, Ambasada jone ne Egjipt kontaktoi me autoritetet lokale te sigurise dhe hetimit, te cilat informuan se mes personave te ndaluar ne bordin e peshkarexhes gjendet shtetasi shqiptar Luan Mema, gjendja shendetesore e te cilit paraqitet e qendrueshme.
Ambasada shqiptare ne Egjipt po kujdeset per ti ofruar asistencen konsullore te nevojshme, si dhe ne bashkepunim me autoritetet egjiptiane, pas perfundimit te hetimit do te jap gjithe ndihmen e mundshme per kthimin e shtetasit Luan Mema ne Shqiperi.
Autoritet egjiptiane jane duke punuar per gjetjen e vendodhjes se shtetasit tjeter shqiptar, Dhimiter Malja si dhe kryerjen e te gjitha procedurave hetimore per zbardhjen e kesaj ngjarje. Ministria e Puneve te Jashtme dhe te gjitha organet e tjera te perfshira ne kete operacion shpetimi sigurojne opinionin publik per angazhimin maksimal.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here