Ndërron jetë kitaristi i fundit i grupit të Elvis Presley-t

0
144

Kitaristi i grupit të Elvis Presley, Scotty Moore ndërroi jetë në moshën 84 vjeçare, ditën e djeshme në Nashville të Amerikës. Ai njihej si kitaristi i cili ka frymëzuar artistet e muzikës rock’n roll, duke dhënë kontributin e tij në karrierën e Elvis Presley.

Scotty Moore ishte i mbijetuari i fundit i grupit të Elvis Presley, që përfshinte Bill Black në bas dhe producentin Sam Phillips.

Si pjesë e Blue Moon Boys, Moore ka mbështetur artistin me famë botërore, Presley, në shumë këngë të njohura si “Heartbreak Hotel”, “Blue Shoes” dhe “JailHouse Rock”.

Keith Richards, i grupit The Rolling Stones ishte i frymëzuar nga Scotty Moore. Ai ka thënë:“Kur dëgjova Heartbreak, e dija se çfarë do të beja në jetë. Ajo që kam dashur  të bëj është të luajturit në kitare pikërisht si Scotty”.

I lindur në Tenessee, Moore ka filluar i bie kitares në moshën 8-vjeçare. Në vitin 1954, ai formoi bandën e “The StarliteWanglers”. Në të njëjtin vit, nga suksesi i tij, producenti Sam Phillips e bashkoi me këngëtarin e ri, Elvis Presley. Ata punuan së bashku për rreth 14 vite dhe Moore ishte dhe menaxheri i parë i Elvisit. Në vitin 2015, Scotty Moore u  rendit në vendin e 29 në listën e 100 kitaristëve më të mëdhenj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here