Motra e Anjeza Shabanit, gazetares: Morracakë do ju shtyp me këmbë

0
145

Videoja e dhunës ndaj një vogëlushi në kopshtin “Diren” nga Anjeza Shabani, ka shokuar të gjithë, e reagimet ndaj ngjarjes nuk ishin të pakta. Por motra e saj, Dajana Shabani, thotë se të gjithë ata që kanë folur në rrjetet sociale, do të përballen me të në gjykatë. Dajana Shabani, motra e Anjezës, që tashmë ndodhet pas hekurave pasi dhunoi djalin 3-vjeccar, kërcënon se do të hakmerret, teksa bën replikë online me një gazetare. Gazetarja Marsela Sinani i shkruan: “Përshëndetje, sapo më dërguan screen shoot që në një status që ke bërë më ke kërkuar?! Unë këtu jam ku e ke problemin???”

Dajana Shabani Deda (motra e Anjezës) përgjigjet: “Kush je ti moj që më bën mua gjyqin publik? Cila je ti për të përmendur emrin tim dhe të bësh gjyqtaren pa e ditur si është e vërteta. Shoh që paske qene ndjekëse e rregullt e faqes time, përderisa mban mend një postim të 2015, ndërsa unë tani e mësoj se ekziston. A e di ti që do mbash përgjegjësi për ato që ke thënë? Nëse nuk e di po ta them unë: Morracaket si ti unë i shtyp me këmbë dhe kam shumë qejf të hasemi ndonjëherë bashkë. Për çdo njeri që e ka cënuar imazhin tim, që më ka bërë gjyq publik u them të gjejnë një avokat të mirë. Bëhu gati dhe TI!” Disa ditë pas videos ku Anjeza Shabani shfaqej duke dhunuar të miturin, është publikua një tjetër video ku fëmija shfaqet i traumatizuar nga dhuna e ushtruar ndaj tij. E vetëm dy ditë më parë, një nga edukatoret në këtë kopsht thotë se aty janë rrahur disa fëmijë, jo vetëm një. Anjeza Shabani ndodhet në masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa prokuroria po punon për plotësimin e dosjes dhe dërgimin e saj në bankën e të akuzuarve.

dajana

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here