Gjermanët nuk do të qajnë më, mbrojtja e Italisë e thyeshme

0
151

Sulmuesi gjerman, Thomas Muller, beson që loja kundër Italisë nuk do të përfundojë me lot për skuadrën e tij.

Azzurrët do të përballen me Kampionët e Botës të shtunën, ndërsa në vitin 2012 ishin mposhtur pikërisht nga këta të fundit.

“Isha i qetë për ndeshjen e viti 2012. E nisëm qetë, por përfunduam në lot. Nuk ka turp nëse qanë, por në 2016 nuk do të ketë lot”.

“Jam optimist për të shtunën, mund të kalojmë tutje. Nuk ka ndeshje të lehta. Duhet të tregohemi të gatshëm për këtë fazë të garave”.

Muller foli edhe për mbrojtjen italian që po njihen tani me emrin BBC – Andrea Barzagli, Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini.

“Ata janë të shkëlqyer dhe bazohen në mbrojtjen italiane. Ata janë të bazuar në bllokun e Juventusit, por nuk janë të pathyeshëm”, ka thënë Muller.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here