Ekstradohet nga Gjermania anëtari i bandës së Admir Tafilit

0

Ekstradohet nga Gjermania anëtari i bandës së Admir Tafilit

 

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar u ekstradua nga Frankfurti në Gjermani, drejt vendit tonë. Dritan Peksani, 26 vjeç, lindur në Shkodër u ekstradua ditën e djeshme pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale të  “Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. Ai njihet si pjesë e bandës së Admir Tafilit, të dyshuar si vrasës me pagesë. Peksani akuzohet se në 25 qershor të vitit 2016, në qytetin e Shkodrës, dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit A.T., K. P., dhe E. M., kanë vrarë shtetasin I. M. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana më Interpol Ëiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë .

Lini nje pergjigje