E FUNDIT/ 31 të vdekur dhe më shumë se 140 të plagosur është bilanci i sulmeve në aeroportin Ataturk

0
101

Të paktën 31 persona kanë mbetur të vrarë dhe mbi 140 të tjerë të plagosur, në sulmet e ndodhura në aeroportin Ataturk të Stambollit mbrëmjen e së martës. Këto janë shifrat e deklaruara momentalisht nga zyrtarët turq, sipas Associated Press.

Megjithatë, media si “Daily Mail” dhe “The Guardian” raportojnë për mbi 50 të vdekur.

Tre janë personat që dyshohet se në mënyrë të koordinuar ndërmorën këto sulme.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes treguan për një përleshje mes një polici dhe një prej kamikazëve, pak sekonda përpara se një prej shpërthimeve të trondiste terminalin.

Deri më tani nuk dihen ende përgjegjësit, megjithatë sipas raportimeve të ndryshme, pas sulmeve qëndrojnë militantët e Shtetit Islamik.

Pjesa më e madhe e viktimave janë me kombësi turke, por mes tyre mësohet se ka edhe të huaj.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes raportojnë për skena tronditëse. Me dhjetëra të plagosur dhe panik në aeroport.

Ministri i Drejtësisë, Berik Bozdag deklaroi fillimisht se të paktën 10 persona kishin vdekur dhe 20 të tjerë ishin plagosur.

Bozdag tha se njëri prej kamikazëve hapi fillimisht zjarr me kallashnikov dhe më pas u vetëhodh në erë në hyrje të aeroportit.

Në total, sipas CNN, dyshohet se ka patur dy shpërthime. Njëri prej tyre ishte jashtë terminalit, ndërsa tjetri në hyrje të aeroportit.

Sipas autoriteteve, nuk ka patur shpërthime në brendësi të aeroportit.

Në një video të postuar në Twitter, shfaqen pamje brenda terminalit të aeroportit, me dhjetëra persona që po ecin dhe më pas një shpërthim.

Një zyrtar turk i tha CNN se në përpjekje për të neutralizuar të dyshuarit, policia hapi zjarr.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here