Vendimi/Përse u rikthye në detyrë Haki Çako

0
127

Gjyqtarët që rikthyen në detyrë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë Maria Qirjazi, Ervin Metalla dhe Fiqirete Mullaj. Të tre e morën vendimin pas një presioni të tmerrshëm nga qeveria, në kulmin e debatit për përdorimin e paligjshëm të pajisjes përgjuese IMSI Catcher.

Më herët, gjyqtari Arjan Aliaj ishte vënë në shënjestër dhe u sulmua publikisht. E njëjta situatë do të përsëritej edhe me këto gjyqtarë, nëse vendimi i pezullimit do të konfirmohej.

Në këto kushte, Apeli riktheu në detyrë Haki Çakon. Sipas arsyetimit të gjykatësve aim und të qëndrojë në detyrë, sepse nuk i pengon hetimet. Në vendimin e zbardhur nga Abcnews shkruhet:

Nga aktet në dosje, Gjykata e Apelit çmon se nuk rezulton e provuar se ekzistojnë kushtet e sipërcituara për vendosjen e masave të sigurimit, pasi nuk provohet që të ekzistojnë shkaqet të rëndësishme që vënë në rrëzik marrjen ose vërtetësinë e provës, që personi nën hetim të jetë larguar ose ekziston rreziku që ai të largohet, apo për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të tij, ka rrezik që ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet”.

Ky është arsyetimi i gjykatësve që ktheu në detyrë Haki Çakon. Gjykatësit mendojnë se nuk ka shkaqe që të vënë në rrezik marrjen e provave nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Por gjatë kohës së hetimeve, Haki Çako tentoi të pengonte hetimin sipas prokurorëve. Kjo ndodhi në momentin kur hetuesit ishin në paradhomën e Drejtorit të Policisë, me vendimin e sekuestrimit të mjetit ku ndodhej pajisja e përgjimit. 10 minuta më pas, mjeti u largua nga godina nën drejtimin e specialistit Entiol Xhelilaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here