Kanada/11 automjete përfshihen në aksident, shuhet familja shqiptare

0
136

Tre gjenerata janë shuar në një aksident tragjik, të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Toronto të Kanadasë.

Valbona Vokshi, 35 – vjeç, vajza e saj Isabela Kuçi, 5 – vjeç dhe nëna e Vokshit, Xhemile Vokshi, 55 – vjec, po ktheheshin nga një park lojërash, kur u përfshinë në një aksident të rëndë në autostradën 400, ku u përshinë 11 automjete, përfshirë 3 karoatrecë.

Për mediat atje, Katerina Seitaj, mikeshë e familjes shqiptare Kuçi, tha se 35 – vjeçarja Valbona, ishte një njeri i mbushur me jetë dhe kishte kaq shumë shpresa dhe ëndrra për të ardhmen. “Ishte një njeri i dashur dhe kujdesej për të tjerat”, tha Seitaj.

“Nëna dhe vajza e saj ishin gjithçka për të”…

Motra e Valbonës, Blerta dhe nipi 2 – vjeçar, të cilët po udhëtonin me një tjetër mjet, u përfshinë gjithashtu në aksident, por famirësisht shpëtuan.

Valbona kishte shkuar në Kanada nga Shqipëria në moshën 20 – vjeçare.

Nga aksidenti mbeti e vdekur edhe 27 – vjeçarja, Maria Lipska.

Sipas mediave në Kanada, autoritetet vijojnë hetimet për rrethanat sesi ndodhi ngjarja. Të dhënat e para flasin për një gabim njerëzor, nga njëri prej drejtuesëve të mjeteve të përshira në përplasje.

Vetë autoritetet e përshkrujtën skenën e këtij aksidenti si të pabesueshme dhe të tmerrshme.

asdd wqe

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here