Drejtësia/ Ambasadori Lu: Reforma të miratohet më 21 korrik, antarët individual të Kuvendit ta votojnë

1
131

 

Ambasadori Amerikan Donald Lu u shpreh se palët politike mund të arrijnë një marrëveshje  pasi kanë zgjidhje kompromisi në dispozicion teksa bëri sërish apel për miratimin e reformës në drejtësi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu, ditën e djeshme  u kërkoi  palëve politike  dhe antarëve individual të Kuvendit,të miratojnë më 21 korrik reformën në drejtësi. Deklaratat e tij,  erdhën përmes një editoriali  “Një thirrje për brezin e ri të Shqipërisë” . “Nga ana tjetër, ndoshta udhëheqësit e partive politike të Shqipërisë kanë frikë nga kjo reformë dhe nuk janë të gatshëm të bëjnë asnjë marrëveshje. Në këtë rast, u bëj thirrje anëtarëve individualë të Kuvendit që të marrin përgjegjësinë për të votuar në favor të kësaj reforme. Votimi është planifikuar për datën 21 korrik. Është koha për të vendosur.Çdo udhëheqës politik partiak, çdo deputet i Kuvendit dhe çdo i ri e di se populli i Shqipërisë e mbështet në shumicën dërrmuese reformën në drejtësi. Cilët janë këta udhëheqës partish politike që i thonë popullit shqiptar se nuk mund ta ketë këtë reformë – u shpreh Lu. Ambasadori  u ndal tek takimi  i dështuar mes kryeministrit  Rama dhe kryeopozitarit Basha duke theksuar se ekziton akoma mundësia  e një marrëveshje dhe   janë  ofruar 3 zgjidhje për konsensus në tryezë. “Të dy palët duhet të mos ofendojnë më njëri-tjetrin dhe të mos përdorin më epitete fyese ndaj njëri-tjetrit. Duhet të ulen si të rritur dhe t’i zgjidhin çështjet përmes kompromisit.Është e vërtetë që Z. Rama dhe Z. Basha u përpoqën ta bënin këtë më 6 qershor. Ata dështuan në arritjen e një marrëveshjeje. Tre herë që prej 4 majit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ofruar propozime të arsyeshme kompromisi. Mazhoranca i ka pranuar këto propozime. Z. Basha ka gjetur gjithmonë diçka për të refuzuar.Mendoj se populli shqiptar është i lodhur që politikanët e tij bëjnë lojëra. Nëse opozita dhe qeveria duan të realizojnë një marrëveshje, ne u kemi ofruar tre zgjidhje kompromisi që janë tërësisht në përputhje me paragrafët 61 dhe 88 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias. Politikanët nuk është e thënë të marrin idetë dhe sugjerimet tona, por ata duhet ta gjejnë kompromisin. –  nënvizoi ai.

Reagimi

Ambasadori Donald Lu i cili prej dy vitesh ka bërë rolin e negociatioreve mes palëve politike në Shqipëri me anë të editorialit  I kërkoi  brezit të ri shqiptar të njoftojnë udhëheqësit e tyre se e duan reformën drejtësi. Lu theksoi se vota e 21 korrikut do të përcaktojë të ardhmen e vendit. “Unë kam një kërkesë për brezin e ri të shqiptarëve. Ju bëj thirrje të gjithëve që t’u thoni udhëheqësve që ju keni votuar se e doni këtë reformë. Shkruajini një letër. Bëni postime në median sociale. Flisni me miqtë tuaj. Vota e 21 korrikut do të përcaktojë drejtimin e vendit. Bëjuni me dije udhëheqësve tuaj se doni të rriteni në një vend të lirë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Thuajuni atyre se doni që Shqipëria të jetë një demokraci ku zërat tuaj do dëgjohen dhe ku ju do të trajtoheni në mënyrë të drejtë dhe me respekt,” –  nënvizoi Ambasadori në editorialin “ Një thirrje për brezin e ri të Shqipërisë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. 1-“Politikanet nuk eshte e thene te marrin idete tona, por te gjejne gjuhen e kompromisit” 2-“Sh.B.A. dhe B.E. kane ofruar propozime te aresyeshme kompromisi. Maxhoranca i ka pranuar……….. Z, Basha ka gjetur gjithmone dicka per ta refuzuar….” Nuk e di ne se ne dy nenvizimet e mesiperme ka ndonje gjuhe paqeje ndermjet negociatorit dhe pales opozitare. Eshte e turpeshme qe ju ambasador te shpreheni ne nje menyre te tille, por i takoni nje shteti me potenciale te jashtezakoneshme te gjithaneshme dhe prandaj sipas thenies shqiptare:-duhet me i thone derrit– daje?!?!?! Z. Lu, nuk eshte e thene, qe meqenese i takoni nje shteti te madh, te jeni edhe ju i tille. Mos harroni te medhejte e historise boterore kane qene shume me provinciale se sa e mendoni. E hoqet me ne fund petkun mesimdhenes dhe veladoni i kuq(oh jo, roze) mos kujtoni se do ju zbukuroje ne kete vend. Pikerisht ne kete vend qe megjithese e ka ne kulturen e tij te “kuqen” urrehet kaqe shume veladoni i kesaj ngjyre. I kemi mbi kurriz per gati pese dekada propoganden e kuqe. Mos te hyjme me thelle neper biografira se gervishim kore plagesh qe juve as ne enderr nuk ju kane shkuar. Prandaj mos u anesouni. A mund te shpjegoheni me konkretisht per kompromiset qe keni sygjeruar, qe edhe te rinjte ta kuptojne te verteten e thene prej jush(ne se eshte e vertete). Por me sa di une nepermjet mediave, behet fjale per nenin 88, per mos kapjen e drejtesise nga politika. E tille eshte valle drejtesia ne Amerike; e kapur nga politika???????? Kurre. Eshte e provuar. Nuk eshte e nevojshme te shpjegoheni. Per kete nen domethenes(88), mendoj se nuk duhet te kete tolerim. Jo vehtem Opozita, por te gjithe duhet te jemi konseguent per kete. Mjaft me arna. Neser pushteti kalon ne nje dore tjeter, dhe po te njejtat mashtrime, po e njejta loje. Sa mire qe e keni mesuar shqipen z. Lu, por sa do doja te ishit shqiptar i disa koherave historike shqiptare; vehtem per 10 min, po, po, vehtem per 10 min shqiptar i viteve 1920-1939, pastaj i 1939-1944, me pas 1944-1991(ah,jo,jo, nuk do t`ju mjaftonte), e pastaj i 1991-1996, e ne vashdim……. Ka dicka interesante ne historine demokratike shiptare, qe shumica e para-ardhesve te tu, kane qene me te kuqen. Interesante si ata kane mundur te komunikojne me ju kaqe integrues????? Ah po, kane qene qe te gjithe te shkolluar. Elita e tyre e pati menduar kete privilegj. Ah po ka dhe dicka tjeter, e thene shqip; paten bo shkollen e Dreqit………. Valle a duhet te mendosh z.Lu per sa shkroi nje qytetar, qe s`ja var kush, si pune ime??? Ju respektoj, Ritvan Sula.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here