De Biasi: Grumbulluam tre pikë, po aq sa Portugalia e Ronaldos

0
148

Gianni De Biasi është rikthyer në Itali pas Evropianit me kombëtaren shqiptare. Paraqitja pozitive e kuqezinjve ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane që vazhdojnë të kenë një interes të veçantë për ekipin shqiptar dhe trajnerin që këtë skuadër e bëri të madhe.
Për gazetën e Modenas ai është njeriu që i dhuroi një ëndërr një populli të tërë.
“Ai jo vetëm që arriti kualifikimin historik por u largua me kokën lartë pavarësisht eliminimit në fazën e grupeve”, shkruan gazeta në fjalë që shton se Shqipëria u eliminua për shkak të kombinimit të rezultateve jo në favor të saj.
“Gjëja më e rëndësishme është mirënjohja e një populli pavarësisht rezultatit final”, shton gazeta e Modenas që sjell një intervistë të gjatë të trajnerit italian, i cili po shijon ditët e pushimit pas evenimentit kontinental ku presioni ishte i madh për një kombëtare të vogël, transmeton Supersport.
“Zhvilluam një Evropian të madh pasi grumbulluam tre pikë, po aq sa Portugalia e Ronaldos, por edhe për faktin se zhvilluam dy ndeshje pozitive me Francën dhe Zvicrën. Për fat të keq shpërdoruam shumë por nga ky turne u larguam me kokën lartë. Ky rrugëtim fantastik erdhi edhe falë mbështetjes së tifozëve tanë që na ndoqën nga afër në çdo stadium. Ndaj Francës në Marsejë në një stadium me 64 mijë vende, 20 mijë ishin mbështetës të Shqipërisë, ndërsa ndaj Rumanisë kishte 30 mijë tifozë përballë 9 mijë rumunëve. Një tifozeri e jashtëzakonshme si ajo që na priti pas rikthimit në shtëpi”, thekson De Biasi, sipas të cilit, aventura me Shqipërinë në këtë Evropian shënjoi edhe kulmin e karrierës së tij.
Gjatë muajve të fundit është folur shumë për të ardhmen e trajnerit dhe ai tregohet korrekt duke e pranuar se i vjen keq që drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit nuk i besuan stolin e kaltër.
Gjithsesi, për De Biasin kjo është një histori e mbyllur pasi ai thekson se kontrata e tij me Shqipërinë skadon në vitin 2017 dhe vetëm pas këtij viti do të marrë një vendim për të ardhmen.
/koha.net/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here