Grupi parlamentari i LSI përjashton deputetin Përparim Spahiu pas deklaratës në Twitter

0
130

Grupi Parlamentar i LSI-së ka vendosur në një mbledhje të zhvilluar jashtë rradhës përjashtimin e deputetit të Dibrës, Përparim Spahiu.

Ai kishte shkruar pak ditë më parë në Twitter se ishte kundër monitorimit të procesit të vetingut nga nëdrkombëtarët.

“E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO, me Komisionin Europian dhe shpresoj edhe me Bashkimin Europian.

Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Cfarë përfaqësojnë këta?!” – u shpreh Spahiu në një shkrim te tijin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here