De Biasi një “mace e zezë” për kombëtaret e tjera. Ikën edhe trajnieri i Rumanisë

0
163

Për të gjithë ata që ndeshen me Shqipërinë duhet të kenë parasysh se përvec faktit të humbjes ikin edhe trajnierët.

Kjo “traditë” jo e mirë për kombëtaret e tjera ka filluar që në ndeshjet kualifikuese në Euro 2016, ku De Biazi “largoi’ trajnierët e Portugalisë, Serbisë dhe Armenisë.

Edhe  në fazën e grupeve ka ndodhur po e njëjta histori ku të vetme ndeshje që mundi Shqipëri, e hoëi edhe atë trajnier.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Federatës Rumune të Futbollit, Razvan Burleanu, i cili e ka falënderuar me këtë rast, Iordanescun. “Dua që ta falënderoj për faktin se pranoi të ngarkohej me detyrën që më parë i përkiste Victor Piturca dhe për kualifikimin që arriti. Për ne ishte një hap i madh pasi për herë të fundit kishim marrë pjesë në një kompeticion të madh në ‘Francë 1998’”, ishte komenti i Burleanus.

Kujtojmë 66-vjeçari kështu mbylli sot aventurën e tretë te Rumania. Pas aventurave së viteve 1993-1998 dhe 2002-2004.

 

Humbja nga Shqipëria i kushtoi Rumanisë me eliminim nga Evropiani, ndërsa Iordanescut me vend të punës.

 

Pas disfatave të pësuara nga Kombëtarja Shqiptare, janë shkarkuar edhe disa trajnerë të kundërshtarëve të kuqezinjve në kualifikime

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here