Zgjedhjet në spanjë, PP e para, të majtët ekstrem dalin të dytët

0
148

­ Unidos Podemos, koalicioni i udhëhequr nga Podemos që kundërshton masat e kursimeve, ka dalë

në vendin e dytë duke fituar nga 91 deri në 95 vende në parlamentin spanjoll.

Partia Konservative e kryeministrit të qeverisë teknike, Mariano Rajoy, ka fituar më së shumti vende në

parlamentin e ri spanjoll në zgjedhjet e mbajtura sot.

Megjithatë, Partia Popullore është larg marrjes së shumicës absolute, tregojnë anketat.

Agjencia Reuters thekson se ky rezultat mbetet nën hijen e rritjes të së majtës ekstreme në Spanjë.

Unidos Podemos, koalicioni i udhëhequr nga Podemos që kundërshton masat e kursimeve, ka dalë në vendin e

dytë duke fituar nga 91 deri në 95 vende në parlament.

Kështu që Podemos e ka tashmë rolin kryesor në taborin e të majtëve spanjoll, që kur para 137 vjetësh ishte

themeluar Partia Socialiste.

Televizioni shtetëror TVE ka bërë të ditur se Partia Popullore ka fituar ndërmjet 117 dhe 121 deputetë, që është

shumë më pak se 176 që duheshin për shumicën absolute.

Socialistët do të kenë ndërmjet 81 dhe 85 vende, kështu që bashkë me Unidos Podemos mund të bëjnë

shumicën për të formuar qeverinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here