Vrau tragjikisht me thikë Fatbardha Tafën për varësen e floririt, autori do qëndrojë përjetësisht në burg

0
211
Aldo Hoxha është autori i grabitjes së varëses së floririt e më pas vrasjes së Fatbardha Tafës 4 vite më parë në kryeqytet e për këtë arsye duhet të qëndrojë në burg përjetë.
Është ky vendimi i gjykatës Kushtetuese që ka shuar shpresat e 24 vjecarit për t’i shpëtuar burgimit të përjetshëm dhe për të rihapur nga e para procesin ndaj tij.
Më 17 Maj 2016 Kushtetuesja ka vendosur të mos pranojë kërkesë padinë e Hoxhës për të prishur vendimet e tre shkallëve të gjyqësorit që e shapllën atë fajtor për ngjarjen me pasoja të rënda të vdekjes së zonjës Tafa.
Aldo Hoxha u prangos mesditën e 11 gushtit 2012 pasi ai u dyshua për grabitjen e ndodhur te fusha e aviacionit, ku për pasojë humbi jetën Fatbardha Tafa, e cila kish mbërritur për pushime në Shqipëri te Kunata, por ra pre e grabitjes.
Vetë Hoxha këtë krim e ka mohuar, por pas 4 vitesh ajo që mbetet e pazbardhur nga kjo ngjarje është bashkautori i këtij krimi pasi policia asokohe deklaroi se Hoxha lëvizte me motor së bashku me një shok.
Ndërsa këto që shihni janë pamjet e ngjarjes, ku Tafa gjeti vdekjen si pasojë e goditjes disa herë me thikë nga agresori për t’i rrëmbyer varësen e floririt.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here