Një lajm për të apasionuarit e Nexus.

0

Mesa duket një pajisje e re e kompanisë HTC, e koduar me emrin “Sailfish”, do të jetë pasuesi i LG Nexus 5X. Në fakt i zakontë ky për modelet paraprakë të Nexus, të cilët, kodohen gjithmonë me emra të specieve që jetojnë në ujëra.

 

Andorid Police raporton se një burim sekret i tyre ka treguar karakteristikat e telefonit të ardhshëm  HTC Nexus. Në fakt që pas Nexus One, versionit të parë dhe të vetmit të prodhuar nga HTC, kjo kompani nuk ka prodhuar më telefona të tillë, çka bën që lajmi të pritet mirë nga ahduruesit e kësaj kompanie.

 

Duhet thënë gjithashtu se për prodhimin e këtij telefoni të zgjuar këtë vit janë në garë kompanitë Huawei, për të cilin thuhet se do prodhojë vetëm telefonat më të shtrenjtë të linjës Nexus, dhe HTC që pret të prodhojë të gjithë modelet e Nexus. Për të gjithë të apasionuarit e kësaj marke krejtësisht Andoid duket se ka lajme dhe thashetheme në horizont. Sigurisht edhe për këto ka një arsye e megjitahtë duhet thënë se gjërat në këtë fushë ndryshojnë shumë shpejt.

Më poshtë keni treguesit teknikë të telefonit të ardhshëm:

  • Ekran 5 inch 1080p
  • Quad-core 2.0GHz CPU
  • 4GB RAM
  • Bateri 2,770mAh
  • 32GB memorie
  • 12MP kamera e pasme / 8MP kamera të përparme
  • Skaner gishti i vendosur në pjesën e pasme
  • Portë USB tipi C

Lini nje pergjigje