Standard.al

Masakra për xhelozi, e refuzojnë familjarët e gruas, do ta varrosë tezja

0

Trupi i pajetë i 34­vjeçarit Mikel Xhiko, i cili paraditen e së dielës vrau me thikë bashkëshorten dhe më pas veten, prej 5 ditësh vijon të mbetet në morgun e Korçës.

Pasi trupi i tij u refuzua për t’u varrosur nga familjarët e bashkëshortes së cilës i mori jetën, pranë morgut janë paraqitur disa të afërm të tij. Ata kanë deklaruar se do të jenë ata që do të tërheqin trupin dhe do të bëjnë ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit.

 

Burime të rezervuara bënë me dije se ka qenë pikërisht tezja e 34­ vjeçarit, e cila jeton në Librazhd, ajo që është paraqitur dhe ka kërkuar të marrë trupin e tij për ta varrosur. “Unë së bashku me disa të afërm të tij do ta marrim përsipër varrimin e tij. Ajo që ndodhi ishte e rëndë, por ne nuk mund ta lëmë kështu, sepse ishte gjaku ynë”, mësohet të ketë deklaruar gruaja para autoriteteve.

 

Por pavarësisht se ajo ka deklaruar se do të tërheqë trupin pasditen e së mërkurës, nuk është paraqitur për ta bërë këtë veprim dhe për t’i dhënë lamtumirën 34­ vjeçarit, raporton Panorama.

Po të njëjtat burime sqarojnë se pasi gruaja është paraqitur, është e nevojshme që të kryhen disa procedura para se ajo të mund të tërheqë trupin e pajetë, gjë e cila i është bërë me dije.

 

Për shkak se 34­vjeçari ishte autor dhe viktimë e një ngjarjeje tronditëse, duhet një urdhër nga Prokuroria për t’i lejuar të afërmit që të marrin trupin, gjë e cila nuk ishte përgatitur për shkak se asnjë person nuk kishte marrë përsipër tërheqjen e trupit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.