Kryeministrja e Skocisë:”Britania e Madhe nuk ekziston më”

0
127

Britania e Madhe (BM) për të cilën Skocia votoi për të ndenjur në vitin 2014 nuk ekziston më, deklaroi sot Nicola Sturgeon, kryeministrja e Skocisë, pasi theksoi se një referendum i ri mbi pavarësinë është shumë i mundshëm tani që britanikët votuan për të dalë nga BE-ja.

“Do të bëj gjithçka për të mbrojtur interesat e skocezëve”, deklaroi Sturgeon për BBC-në.

Ndryshe nga anglezët, skocezët votuan në maxhorancë për të ndenjur në BE dhe sondazhe të publikuara sot tregojnë se do të votojnë për pavarësinë e Skocisë në rast të një referendumi.

“Nuk është një përsëritje e referendumit të 2014. Konteksti dhe rrethanat kanë ndryshuar krejtësisht”, shtoi shefja e Partisë Nacionaliste Skoceze (SNP).

Në vitin 2014, skocezët votuan në masën 55% për të qëndruar në Britaninë e Madhe.

Por sipas një sondazhi të “Panelbase” për “Sunday Times”, rreth 52% janë të gatshëm të votojnë pro pavarësisë sot.

Sipas një sondazhi tjetër të realizuar nga “ScotPulse”, 59% e skocezëve do të votonin për pavarësi

/ata/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here