Standard.al

Droga “pushton” jugun e vendit, asgjësohen plot 11 687 rrënjë hashashi

0
Plot 11.687 rrënjë kanabis sattive janë asgjësuar sot në Gjirokastër, Këlcyrë, Sarandë dhe Krujë. Policia e Gjirokastrës dhe ajo e Këlcyrës zbuluan dhe asgjësuan me anë të djegies 7983 rrënjë bimë narkotike, të llojit Cannabis Sattiva.
Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bëjnë të ditur se kanë arrestuar 20-vjeçarin Redon Hoxhaj, banues në fshatin “Arshi Lengo”, Gjirokastër, pasi kishte kultivuar në kopshtin e tij 333 bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Bimët narkotike u asgjësuan në vend, me anë të djegies dhe një pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale: “Kultivimi i bimëve narkotike ” parashikuar nga neni 284 të Kodit Penal.
Gjithashtu nga efektivët e Stacionit të Policisë Këlcyrë janë zbuluar dhe asgjësuar 7650 bimë narkotike, në vendin e quajtur “Konoshtin” në fshatin Gerdas, Këlcyrë. Ndërkohë policia e Këlcyrës po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të bimëve narkotike.
Po sot, në Sarandë u asgjësuan 8 parcela me 2384 rrënjë bimë narkotike “Cannabis sattiva”. Bimët narkotike ishin të mbjella në tokë dhe në gota plastike nëpër zonat e pyllëzuara pranë fshatrave Perdhikal dhe Karroq, me lartësi deri në 50 cm, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Sakaq, në fshatin Kurcaj dhe Bret të Krujës u asgjësuan rreth 1 320 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Policia gjeti po ashtu sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë. Sakaq, po punohet për identifikimin e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kultivimi u bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.