Besojeni ose jo: Forca bërthamore amerikane përdor akoma disketat!

0
147

Forca bërthamore amerikane përdor akoma një sistem kompjuterësh të viteve ’70. Besojeni ose jo, në përdorim janë akoma disketat (floppy disk). Kështu thuhet në një raport qeveritar.

 

Sipas BBC, në raport thuhet se ky sistem i Pentagonit duhet zëvendësuar urgjentisht.

 

Raporti thotë se taksapaguesit shpenzojnë 61 miliardë USD në vit për të mirëmbajtur këto teknologji të vjetëruara.

 

Kjo shumë është tre herë më shumë se investimi në sistemet e reja të teknologjisë IT.

 

Në raport thuhet se sistemet e Departamentit të Mbrojtjes, që koordinojnë raketat balistike intekontinentale, bombarduesit bërthamorë dhe avionët cisternë, funksionojnë me kompjutera IBM, seria 1, një sistem kompjuterësh i viteve ’70, që përdor akoma disketat.

 

Një zëdhënëse e Pentagonit tha se sistemi funksionon akoma.

 

Megjithatë, disketat duhet të dalin nga qarkullimi në vitin 2017.

 

Disketat u bënë të njohura në vitet ’70.

 

Disketa standarde 200 mm ka një memorie prej 237 KB.

 

Me fjalë të tjera, të duhen 130 mijë disketa për të ruajtur 32 GB, aq sa mban një kartë memorie standarde.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here