Standard.al

Basha: Tre vetë të dhunuar nga policia, prokuroria të reagojë

0

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha kërkoi reagimin e prokurorisë për tre rastet e dhunës nga policia ndaj qytetarëve. Duke bërë dallimin me indiferencën që tregoi Saimir Tahiri, kreu i opozitës thotë se “nese nuk ka reagim nga prokuroria, ajo behet pjese e rrahjes brutale, e pastaj popullit e qytetareve nuk i ngelet tjeter vetem ti beje vete llogarite e te marre vete masat per te vene drejtesi”

STATUSI I PLOTE I BASHËS
Xhahilet e Saimir Tahirit kane dhunuar barbarisht ne 24 oret e fundit 3 qytetare, qe nuk kishin asnje problem me ligjin. Ne mes te Korces, dy bandite me uniforme Buis Hysi dhe Alfred Nomani rrahin brutalisht nje djale te ri ne punen e tij, e torturojne me pas dhe ne qeli, dhe per kete maskarallek kane pelqimin e drejtorit te Policise ne Korce, Ajet Zyberi, subjekt i sigurte i ligjit per dekrimanilizimin. Keta xhahile me duart me gjak, vazhdojne detyren dhe kane imunitet, sepse kontrollojne trafikun e droges, ne emer te Saimir Tahirit. Ne Tirane, nje biznesmen i njohur, dhunohet bashke me te birin 20 vjecar, per nje gjobe te papaguar makine, edhe pse tregojne vullnet per ta shlyer detyrimin e per te dorezuar dhe makinen. Biznesmeni Bamllari ka denoncuar urdheruesin e dhunes, Gerald Baka. Shenjat e dhunes ne fytyren dhe trupin e ketyre 3 qytetareve, jane shenjat e sundimit te bandes se Tahirit, qe nderon, respekton dhe i lepihet Shullazit, dhe thyen brinjet e atyre qe shohin punen e vet dhe skane asnje problem me ligjin. Xhahilet qe kane ngritur doren ndaj qytetareve, kane emer mbiemer dhe do ta paguajne para ligjit kete qe kane bere. Me shume pergjegjes eshte sot shefi i tyre Tahiri qe ska marre asnje veprim ndaj tyre. Pergjegjes qe do te mbaje pergjegjesi neser. I kerkoj prokurorise te reagoje menjehere per keto raste, te hetoje me shpejtesi e te coje ne gjykate autoret. Secili nga ne eshte i dhunuar, nese nje dhune si kjo lejohet. Nese nuk ka reagim nga prokuroria, ajo behet pjese e rrahjes brutale, e pastaj popullit e qytetareve nuk i ngelet tjeter vetem ti beje vete llogarite e te marre vete masat per te vene drejtesi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.