Veseli flet për lekët e Big Brotherit dhe angazhimin në politikë

0
142

Vesel Kurtishaj i ka hyrë politikës, ku është bashkuar zyrtarisht me Partinë Demokratike të Kosovës si anëtar i saj.

Në një intervistë për Panorama Plus ai thotë se ka ambicie për të shkuar më lart.

“Për momentin më duhet të familjarizohem me strukturat dhe mënyrën e funksionimit të tyre në partinë në të cilën aderoj dhe forumin rinor të saj dhe të jap kontributin tim në mënyrën më të mirë të mundshme. Sigurisht me afirmimin tim më tej si politikan do të shkojnë përkrah edhe ambiciet e mia për tu rritur në këtë parti, çdo gjë do të shkojë dhe në bazë të pjekurisë time politike”, shprehet ai.

Ish-banori i Big Brother i cili fitoi këtë kompeticion në vitin 2015, thotë se nuk janë të vërteta lajmet e përhapura se ai i është rikthyer lidhjes me Tean që nisi brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri. Ai thotë se nuk është duke përjetuar asnjë histori të re dashurie. Sa i përket se çfarë ka bërë me paratë që fitoi në “Big Brother”, Veseli përgjigjet: Kjo është një temë që nuk besoj se do t’i interesonte njeriu. Se mund t’ju them edhe që nuk i kam shpenzuar ende.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here