Reagon Ledion Liço pas ofendimeve të Noizyt në Instagram

0
165

Përveç komenteve mbi performancat dhe çmimet e ndara dje në “Top Music Awards”, një gjë tjetër që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe portaleve online ishte një “konflikt në distancë” mes Ledion Liços dhe këngëtarit Noizy, pasi Ledioni thumboi këtë të fundit gjatë nisjes së eventit, ndërkohë që Noizy nuk e la me kaq duke ofenduar Liçon në një postim në Instagram.

Në përfundim të eventit t i pyetur nga Blitz.al ne se çfarë komenti ka për postimin e Noizy­t që po qarkullonte kudo nëpër rrjete sociale, Liço u përgjigj: “Nuk kam asnjë koment për këtë. Njerëzit janë të lirë në faqet e tyre në Instagram apo Facebook…”.

Ndërkohë, pyetjes se pse mund të ketë reaguar Noizy në këtë mënyrë, Ledioni iu përgjigj: “Varet se si është ndierë në atë moment, por unë nuk kam asnjë marrëdhënie personale me artistët, i dua dhe i pëlqej si profesionistë për atë që bëjnë…”.

Ndërkohë, pas këtij reagimi kundrejt postimit të Noizy­t, Ledion Liço premtoi se kjo është hera e fundit që “Top Music Awards” zhvillohet në një sallë kaq të vogël pasi shumë njerëz kanë mbetur jashtë pa pasur mundësinë të marrin bileta. Ai është shprehur se vitin e ardhshëm eventi do të realizohet në një sallë që të mbajë minimalisht 10.000 njerëz, sepse natën e djeshme, për arsye edhe të skenografisë, rreth 1500 persona patën mundësinë ta ndiqnin nga afër eventin.

 

Statusi i Noizyt ne Instagram
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here