Kina prodhon kompjuterin më të fuqishëm në botë

0

Një super kompjuter i ri nga Kina është në krye të listës më të fundit të makinave më të fuqishme të botës.

93 Sunway TaihuLight është instaluar në Qendrën Kombëtare për super kompjuterë në Wuxi.

Në kulmin e tij, kompjuteri mund të kryejë rreth 93,000 trilionë llogaritje për sekondë.

Ky super kompjuter është dy herë më i shpejtë dhe tri herë më efikas se lideri i mëparshëm Tianhe-2, edhe ai i prodhuar në Kinë, tha Top500, e cila lëshoi listën e re të hënën.

Aplikimet e tij kryesore përfshijnë prodhim të avancuar, parashikimin e motit dhe analiza të mëdha të të dhënave, shkroi Jack Dongarra në një letër në lidhje me super kompjuterin e ri. Ndër të tjera Jack Dongarra shtoi se super kompjuteri më i fuqishëm në botë do të funksionojë me sistem operativ Linux.

Që nga fillimi i listës, Kina e ka kaluar SHBA-në me 167 kompjuterë nga 500, ndërsa SHBA-ja ka 165.

“Duke pasur parasysh se vetëm 10 vjet më parë, Kina mori vetëm 28 sisteme në listë, kombi ka ardhur më tej dhe më shpejt se çdo vend tjetër në historinë e super kompjuterëve,” tha Top500.

Ndër 10 vendet e para nga 500 kompjuterët më të mirë SHBA ka katër kompjuterë, ndërsa Kina ka vetëm dy, të cilët kanë zënë dy vendet e para.

Pozicionet e tjera të 10 vendeve të para, të cilat botohen dy herë në vit, janë zënë nga makinat nga Japonia, Zvicra, Gjermania dhe Arabia Saudite.

Burimi BBC

Lini nje pergjigje