Huawei Honor 8 do të zyrtarizohet këtë javë.

0

Tanimë duke e pritur këtë lajm, një raport i fundit nga Kina e largët po thotë se telefoni i zgjuar Honor 8 do të zbulohet për publikun e gjërë këtë muaj. Më saktësisht raporti tregon se data e këtij eventi do të jetë pikërisht 25 Qershori. Nga ana tjetër të gjithë ata të cilët janë të interesuar do ta gjejnë pajisjen në treg pas gjysmës së dytë të Korrikut.

Loading...

Sa i takon specifikimeve teknike, thuhet se produkti mbart një fuqizues çipset Kirin 955 dhe është i pajisur me një ekran 5.2 inç full HD ose më mirë. RAM është 4 GB kurse bateria 3,200 mAh që suporton karikim të shpejtë. Në terma të kamerës, ajo e përparme do të jetë 8 megapiksel kurse njësia e pasme e kamerës 12 MP dual.

Çmimi i këtij telefoni do të startojë nga 305 dollarë amerikanë për versionin 4GB/32GB e duke vazhduar tek modelet më të shtrenjta, 4GB/128GB për të cilat është menduar një çmim rreth 425 dollarëve.

Loading...

Lini nje pergjigje