Euro 2016″/ Uellsi udhëheq 1-0 “derbin” britanik në pjesën e dytë

0
201

Uellsi dhe Irlanda e Veriut luajnë sot pasdite (ora 18:00) sfidën finale për 1/8-at e eliminatoreve të Kampionatit Europian në Francë. Pjesa e parë mes tyre përfundoi me rezultatin 0-0. Pak raste për shënimin e golit nga të dyja skuadrat. Uellsi ishte pranë golit në minutën e 19′, por topi i dërguar në rrjetë nga Ramsei u cilësua i parregullt, në pozicion jashtë loje.

Ndërsa për irlandezoveriorët dy gjuajtje jashtë kuadradit ishin momentet e vetme të rrezikshme në portën kundërshtare.

“Derbi” britanik pritej të ishte një prej dueleve më interesante të këtij Europiani. Skuadrat vijnë në këtë takim të karikuar jo vetëm se ndeshja vlen një biletë në çerekfinale, por se luhet mes dy prej katër shteteve që formojnë Britaninë e Madhe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here