Denoncim/4 mijë euro operacioni. Kjo është shëndetësia falas Rama -Beqja!

0
138

Korrupsioni dhe problemet me shëndetësinë sa vijnë edhe shtohet. Kështu ka deklaruar me një sms të dërguar drejt ish-Kryeministrit Berisha një qytetar.

4 mije euro operacioni. Kjo eshte shendetesia falas Rama -Beqja!
Qytetari dixhital denoncon:

Korrupsionin dhe mungesat e medha te sistemit te shndetesise falas Rama -Beqja.
Shpenzimet prej 4 mije euro per blerjen e materialeve te operacionit. Per me shume lexoni mesazhin e tij. sb

“Pershendetje Z.Sali Berisha. Une qe po ju shkruaj jam nje djale qe i ka ndodhur nje fatkeqesi. Babane tim para disa ditesh e perplasi nje makine vertet shume keq. Pas disa ditesh ne reanimacion me ne fund e nxorren ne pavion ne pritje te operacionit. Faleminderit zotit qe nga ana e trurit doli pa problema serioze, nga ana tjeter smundet te thuhet e njejta gje per kocka e kembeve. Kocka te thyera gjithandej. Bera nje preventiv me materiale qe me tha doktori qe duheshin edhe dolen rreth 4000 euro. Une desha te dija vetem disa gjera nga ky shtet. 1) pse thone qe shendetesia eshte falas kur CDo gje duhet ta blesh vet. 2) pse babi im qe ishte invalid edhe tani rrezikon te behet edhe me keq nga sa ishte nuk ka asnje te drejte te pakten me shume se dikush qe jeta i ka dhene gjithcka. 3)Pike se treti pse ne shqiperi ortopedia eshte kthyer ne nje business qe edhe te pasur ku ju bie rreziku te shkojne Jane te frikesuar.? Nje observim i thjeshte ishte fakti qe te njejtat gjera qe i perdorin ketu dhe qe shiten te gjithe nga nje mije euro e siper, ne internet si tek alibaba i gjen me jo me shume se 150 dollare. Pse e lejon shteti nje gje te tille? Ku eshte shendetesia falas e premtuar? Nuk po ju shkruaj per te kerkuar te drejten ate e di qe nuk do ma jepni ju por qe te pakten te behet dicka ne ket “sektor te hallexhinjeve”meqe eshte kthyer nje nje business fitimprures edhe se vetem zhvat njerezit e gjore qe ju ndodh rreziku per merit te vet apo te tjereve. Ju shkruajta juve sepse besoj se mund te pakten te hapni ndonje hetim nese ndonjehere do vini ne qeveri. Ju uroj nje nate te kendshme edhe faleminderit qe te pakten keni vendos nje numer ne te cilin te mund te raportojme padrejti te licensuara nga ligji.”

https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.122461101248139.23340.121577844669798/614456365381941/?type=3&permPage=1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here