Brexit trondit industrinë e teknologjisë: Apple, Alphabet, HP, IBM, Intel, Microsoft dhe Paypal shënojnë rënie

0
142

Përveç institucioneve financiare, indekseve ndërkombëtare, dhe paundit britanik, shumë kompani nga industria e teknologjisë morën gjithashtu një goditje të papritur ditën e Premte kur britanikët votuan referendumin për daljen nga Bashkimi Europian.

Bloomberg raportoi se bursa e Nasdaq kishte shënuar rënien më të madhe që nga 2011-ta. Por cili ishte impakti tek lojtarët e mëdhenj të botës së teknologjisë? Priceline pati zhvlerësimin më të lartë të aksioneve me 11.37 % ndjekur Twilio me 8.61 %, NetSuite me 8.45 % dhe Workday me 7.88 %.

Ja lista e rënies së aksioneve të disa prej kompanive më të mëdha të sektorit të teknologjisë:

Adobe: -4.17%
Alphabet: -3.80%
Amazon: -3.10%
AMD: -6.33%
Apple: -2.72%
eBay: -6.92%
Expedia: -7.41%
Facebook: -2.61%
HP: -5.37%
IBM: -5.60%
Intel: -4.36%
Microsoft: -4.08%
Netflix: -3.48%
Oracle: -3.94%
PayPal: -4.31%
Qualcomm: -6.17%
TripAdvisor: -6.23%
Twitter: -3.58%
Yahoo: -4.08%

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here