Vajza akuzon të atin: Më ka dhunuar seksualisht për 10 vjet

0

“Babai më thoshte se do më vriste mamanë dhe motrën tim dhe pastaj do vriste vetën nëse unë i tregoja dikujt tjetër”, shprehet Xhesi.

Loading...

E tmerruar nga këto kërcënime, Xhesi do të rrinte në heshtje për 10 vite të gjata. Por, kur arriti moshën madhore, ajo vendosi ti tregojë tezes së saj e pas u largua nga familja dhe u transferua jashtë vendit.

Prokurorja Serena Bizzarri kërkoi 21 vite burgim për babain shqiptar të Xhesit, të reduktuar në 14 vite, pas pranimit të gjykimit të shkurtuar, raporton syri.net.

Babai 45-vjeçar, shqiptar, por rezident në Vallesina, ka abuzuar në mënyrë të përsëritur me vajzën që kur ajo ishte 8-vjeçe, shkruajë sot mediat italiane.

Ai ka konsumuar marrëdhënie seksuale fshehurazi më të bijën, pothuajse çdo ditë, kryesisht në mëngjes para se ta shoqëronte për në shkollë, raporton “Corriere Adriatico”, duke cituar organin e akuzës, shkruan Syri.net.

Ai gjithashtu e ka rrahur vajzën e tij.

Por, tani ai akuzohet edhe nga mike e Xhesit, se kur ajo ishte e mitur, gjatë një udhëtimi në plazh, 45-vjeçari shqiptar e ka ngacmuar seksualisht.
corriere

Loading...

Lini nje pergjigje