Skandali në kopështin “Diren” të Anjeza Shabanit/ Alida Karakushi: Boshllëqet në legjislacion, nuk do ti japin dënimin që meriton fajtores Anjeza Shabani

0
160

Në një intervistë për gazetën “Standard” analistja e politikave publike Alida Karakushi, flet për rastin e dhunës së fëmijës 3-vjeçarë ku e vu theksin tek fakti se institucionet përgjegjëse kryesisht Ministria e Arsimit dhe e Sportit të mbajë përgjegjësinë që i takon dhe jo tua kalojë fajin prindërve

 

Sejrie Baleta

 

 

Opinioni publik është tronditur pas dhunës që iu bë 3- vjeçarit. Si shoqëria civile po vepron për të eliminuar raste të tilla?

Nuk di tu them për reagimin e shoqërisë civile në tërësi, pasi për mendimin tim, shumica e atyre që zyrtarisht e përfaqësojnë atë (OJQ-të), nuk e kryejnë atë funksion. Por qytetarë të angazhuar kanë bërë thirrje për protesta. Dje u protestua para administratës së MAS.  Sot vërej se është njoftuar një protestë tjetër para kuvendit, vura re se ka dhe një protestë tjetër me datën 30 Qershor, e nuk do habitesha nëse ndërkohë do kishim organizime të tjera spontane ku qytetarët reagojnë ndaj mos funksionimit të institucioneve.

 

Ju keni protestuar para MAS, cili ishte apeli që ju bëtë?

 

Apeli ishte marrja e përgjegjësive që i takon vetë institucionit të MAS në lidhje me informalitetin në këtë sektor i cili bën që të kemi dhe fenomene dhune e jo vetëm .Vendosëm kësisoj veçanërisht pasi vumë re një deklaratë ku ky institucion nuk mbante përgjegjësi fare.

 

Përpara se të protestonit, a jeni munduar të kontaktoni me MAS?

Sigurisht, që u munduam. Por, ajo që na habiti ishte vetë fakti se ndërkohë MAS në faqen e vetë zyrtare ka dy numra telefoni që nuk funksionojnë/ ekzistojnë dhe de fakto pa adresë! Justifikimi I tyre ishte se institucioni I MAS (ndërtesa) ishte në rinovim e sipër. Por megjithatë për ta nuk ishte e nevojshme që të përditësojnë informacionin me adresën provizore. Ç mund të presim në nivel efikasiteti të funksionit të një institucioni I cili nuk arrin të menaxhojë as koordinimin e informacionit për publikun në lidhje me adresën provizore. Në fakt, mund të themi qartazi se më e lehtë do të ishte të gjeje kopshtin informal sesa vendin ku duhet të ankohesh për të (MAS).

 

Keni bërë të ditur që protesta do të përshkallëzohen. Cili është qëllimi kryesor i tyre?

Un nuk kam thënë që protesta do të përshkallëzohet, por kam sugjeruar që ajo të bëhet e tillë.  Qëllimi është që protestat të jenë më të efektshme, e jo thjesht një dalje e mekur e protestës e cila shuhet direkt në ndikim pa treguar qëndresë, pa treguar rezultat.

 

Cila është përgjegjësia që mbajnë institucionet shtetërore?

Përgjegjësia në rastin konkret prek shumë institucione paralelisht. Prek vetë MAS dhe institucionin e inspektoriatit brenda saj. Prek ministrinë e financave me anë të agjencisë së tatimeve. Prek dhe vetë bashkinë pasi ai kopësht ndërtesë duhet të paguajë dhe taksa ndërtese e nëse i paguan (pronari i ndërtesës) dhe biznesi në fjalë e  ka marrë me qera aty duhet të ekzistojë një kontratë. Mos funksionimi i institucioneve shikohet dhe tek mungesa e ndërveprimit instituciuonal pra.  Instituciuonet konkrete, të parën gjë që thonë është [nuk është përgjegjësia ime, pra që në ligjërim veprojnë në formë ishullore. Nga ana tjetër kemi dhe problemin se si shoqëri do të shohim fajtor vetëm në rastet kur faktohet korrupsioni aktiv i një autoriteti, por ju kur ka paaftësi. Ndaj dhe vetë instituciuonet kësisoj arsyetojnë, japin si argument se nuk mund të ndryshojë situata për tre vjet, se në fakt ata e gjetën në një situatë kaq katastrofike arsimin etj etj dhe është normale që të vijojë të ekzistojë informaliteti. Pyetja ama është, si mundet që të drejtojë në nivel makro një ministri e caktuar kur nuk arrin të luftojë informalitetin vetë në kryeqytet?

 

A i janë shmangur përgjegjësisë apo e kanë pranuar atë?

Jo shmangur, por deklaruar se nuk kanë asnjë faj direkt! E se faji më shumë rëndon tek prindërit.

 

Në rastin në fjalë kush janë përgjegjësit e drejtpërdrejtë të situatës së krijuar?

Përgjegjësit janë të drejtpërdrejtë dhe jo të tillë. Pra nga njëra anë kemi institucuione jo të efektshme. Po ashtu  vijojmë të jetojmë në realitetin a pasojave nga e kaluara, thënë ndrysh zhvillimi kaotik, abuziv i pushtetit, qeverive që kanë pasuar njëra tjetrën, si socialistë si demokratë si me koalicione bashkë me LSI-në , ka përqendruar gjithçka në Tiranë brenda unazës. Rritja masave e popullsisë, rritja e dendësisë së saj për një sipërfaqe të caktuar, nuk është bërë paralelisht me ofrimin e shërbimeve publike. Pra ti ke lagje të caktuara ku ndërkohë që është shumëfishuar popullsia, ke po të njëjtin numër çerdhesh, kopshtesh, shkolla sikurse 10 apo 15 vjet më parë. Në kushte të tilla dhe private gjen hapësirë për të ofruar shërbime të tilla, pra plotëson kërkesën. Problemi është se në shumë raste prindërit nuk kanë alternativa, pra nuk është se ata mund të zgjedhin privatin apo publikun. Me shumë gjasa rasti i Saukut i është imponuar atyre. Ju si gazetare mbase do bënit mire të inspektonit pak atë zonë e të shihnit sa kopshte publike ka, sa çerdhe, cila është popullsia e asaj zone etj etj.  Duke iu kthyer pyetjes suaj, fajtorët i dimë, por pandëshkueshmëria si traditë i bën ata tanimë totalisht të mbrojtur a të paprekshëm, sidomos kur keq qeverisja e një pale pasohet me keq qeverisjen e palës tjetër.

 

Po prindërit si duhet të veprojnë në raste të tilla?

Prindërit për fat të keq janë përballë një situate ku automatikisht u rritet mosbesimi ndaj instituciuoneve si publike si private.  Prindërit, dhe qytetarët (në përgjithësi) duhet ta kuptojnë se herët a vonë keq qeverisja i prek dhe ata, dhe fëmijët e tyre. Në rastin konkret ata duhet të krijojnë ndërveprim mes tyre, jo vetëm për tu informuar por dhe për të vepruar bashkarisht në organizime ku kërkohet llogaridhënien ndaj institucioneve. Problemi qëndron se shoqëria është kaq e atomizuar sa një organizim i këtij niveli nuk arrin të ekzistojë as brenda banorëve të një ndërtese të caktuar. Por një problem madhor, është se vetë shtetasit e këtij vendi, në masë të madhe nuk i njohin të drejtat e tyre, ndërkohë që detyrimet aplikohen nga instancat qeverisëse. Ata pra, prindërit duhet të kërkojnë llogaridhënie për taksat që paguajnë. Për shembull, nëse per  nipin tim nuk do kishte vend në kopshtin publik do i kërkoja llogari institucioneve.

 

Cili është dënimi i duhur për abuzuesit?

Un nuk jam gjykatëse, dhe nuk mund të shprehem për dënimin e duhur. Por kemi abuzues të nivelit mikro ( administratorja e kopshtit informal, kolegja që nuk reagoi etj) dhe makro ata që na qeverisin, konkretisht  MAS me të gjitha instancat e saj, sikurse dhe ministria e financave. Nëse gjykojmë vetëm  nivelin mikro të fenomenit dhe nuk vetëdijësohemi për atë makro, dhe vulosim gjykimin se fajin e paskan prindërit sikurse u shpreh ministrja Nikolla, atëherë vijojmë të shfajësojmë keq –qeverisjen dhe vulosim mos llogaridhënien.

 

Cilët janë faktorët kryesorë që çojnë punonjëset në abuzimin me fëmijët?

Faktorët janë të shumtë, por mbase për këtë pyetje mund të pyesni një psikologe. Parë nga ana ime si analiste e politikave publike, mendoj se kemi të bëjmë me mos specializimin e burimeve njerëzore, dhe mos kontrollin ndaj tyre. Ju rikujtoj se një skandal më i rendë akoma që shikoi opinionin publik ishte ai I jetimores në Shkodër, ku fëmijët ishin dhunuar e përdhunuar. Këtu mund të kemi të bëjmë dhe me punësime partiake të cilat nuk bazohen në meritokraci, e që sigurisht sjellin pasoja e mungesë kapacitetesh.

 

Si fitohet lufta kundër këtyre fenomeneve?

Lufta ndaj saj fillon tek vetë qeliza e shoqërisë që është familja dhe nga institucuionet. Familja, është ajo  e cila monitoron nga afër fëmijët dhe reagimet e tyre pas aktivitetit në kopshte apo institucione të këtilla të këtij lloji, por dhe duke ia lënë diagnostifikimin në raste të këtilla psikologëve të lagjes., Qasja institucionale ndërkohë ministritë në rastin konkret në vend që të veprojnë post –fakt, pas evidetimi kronik të këtyre fenomeneve kanë qasje shmangëse të tij. Por dhe ndërveprimi institucional është i rëndësishëm. Për,shembull një ndërveprim mes institucioneve shtetërore mund të kishte krijuar një data bazë të regjistrimit të gjithë fëmijëve në rangje/ interval moshash. Këto të fundit do kishin përditësim periodik të informacionit në lidhje me faktin nëse një fëmijë p.sh i moshës 3 vjeç është në parashkollor, familje, kopësht apo çerdhe. Në këtë sistem vetë prindërit do të ishin të prirur të jepnin informacionin e detajuar në lidhje me institucionet ku I regjistrojnë fëmijët e tyre. Kësisoj dhe informaliteti mund të kalonte në sitë. Nga ana tjetër nga vetë bashkitë qytetarët dtë mund të informoheshin në lidhje me këto institucione që janë të licensuara në zonën e tyre për të kryer aktivitet.

 

Protesta qe u zhvillua para gjykatës, nuk kishte pranishmëri të madhe?

Un pashë një vale reaguese shumë masive në rrjete sociale, por po më dukej disi patetike sepse normalisht nëse jemi kaq të ndjeshëm, duhet që ndjeshmërinë ta shprehim me anë të një proteste e cila e artikulonte atë dhe kërkonte njëlloj ndëshkimi ndaj atyre përgjegjës. Bëra një thirrje qe ofshamat ti artikulojmë në protestë para vetë MAS. 47 qytetarë të angazhuar konfirmuan pjesëmarrjen, dhe 35 erdhën realisht. Parë në këtë raport nuk më duket zhgënjyese. Parë në raportin e statuseve revoltuese dhe atyre aktiv po, vërej me keqardhje se vijojmë të qëndrojmë në nivelin e shoqërisë konstatuese por jo reaguese. Por a duhet të fokusohemi tek numri i vogël? Un mendoj se jo. Sepse do të ishte sikur të shanim ata protestues që erdhën me terminologjinë  pse jeni pak, un mendoj  më mire pak se hiç.

 

Çfarë kërkoni nga organet gjyqësore kompetente në lidhje me abuzuesen Anjeza Shabani?

 

Nga organet legjislative, kërkojmë të modifikohen ligjet dhe të dënohet më ashpër dhuna ndaj fëmijëve. Për fat të keq kam frikë se falë  boshllëqeve në legjislacion fajtorja A. Shabani nuk do të marrë dënimin që meriton.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here