Referendumi/ Thë Telegraph: 100 lojtarë humbasin të drejtën për të luajtur në Premier Ligë

0
109

Sipas “Thë Telegraph”, pas votës për të dalë nga unioni më shumë se 100 lojtarë mund të humbasin ‘të drejtën e punës’ dhe kështu nuk mund të luajnë më në Premier Ligë.

Edhe pse pasojat e ‘Brexit’ nuk pritet të japin efektet e tyre brenda pak ditësh, sipas ekspertëve kjo do të shtrihet në kohë. “Mbretëria e Bashkuar do të duhet të negociojë në të ardhmen në terma tregtarë, por e përktheyer në termat e futbollit për Premier Ligën do të thotë një rritje me 20 për qind të çmimit të lojtarëve që vijnë nga BE-ja, gjë që për pjesën tjetër të kontinentit nuk do të kishte ndryshim”,-shkruan gazeta më e madhe sportive në Itali “La Gazzetta dello Sport”.

Sipas mediave ndërkombëtare një goditje e madhe pritet të jetë për lojtarët e moshave, sidomos në vështirësitë që ata mund të kenë me lëvizjen e lirë që e kanë aktualisht.

Impakti më domethënës i ‘Brexit’ i takon nenit 19 të FIFA-s, që ndalon tranferimet ndërkombëtare të futbollistëve nën moshën 18 vjeç, por që nuk aplikohet për lojtarët nga mosha 16 vjeç deri në 18 vjeç që transferohen brenda zonës së Bashkimit Europian.

Me fjalë të tjera, dalja e Britanisë nga BE-ja do të thotë që klubet si Mançester Junajtid dhe Arsenal nuk mund të afrojmë më të rinjtë e talentuar nga vendet e tjera si në të kaluarën, siç ka ndodhur me Fabregas, Januzaj, Pogba etj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here