Po përgatiteshim për dasmën, por iku e bëri seks me ish-gruan e tij në Tiranë (Historia +18)

0
346

Histori të trishta po lexojmë dhe dëgjojmë çdo ditë, thuaj njerëzit jetojnë për të shkatërruar jetët e njëri-tjetrit. Pranë redaksisë “Jetaoshqef.al” ka shkruar një vajzë 26-vjeçare nga Tirana.

Mes lotësh ajo ka treguar të gjithë historinë e saj dhe gjithashtu ka thënë se ndodhet në një fazë që as jetën e vet nuk e do tashmë, pasi njeriu tek i cili kishte thurur ëndrrat e tradhtoi pabesisht, shumë pak ditë para se të bëhej dasma.

Ja historia e dhimbshme e Uendit:

“Ndjej dhimbje te madhe ne shpirt. Rash ne dashuri me personin e gabuar.Duke marre parasysh se jeta na ka hasur ne veshtiresi te ndryshme un prape kisha shpresa per te qene e lumtur. U njoha me nje djale qe quhej O… dhe pas shume ngacmimesh mendova ta njoh dhe i dhashe mundesine per ta provuar. Cdo dite qe kalonte ai ma mbushte mendjen qe me dashuronte.Une nuk e besoja ne fakt dhe per kete arsye nuk insistova shume.

Filluam duke treguar biografin e njeri-tjetrit. Dhe nuk na interesonte e shkuara. Madje ky kishte dhe nje femije rreth moshes 6-vjec. Gje qe mua nuk me ndryshonte ndjenjat. Cdo dit i lutesha te mos me lendonte. Nese nuk me do vertet mos te me thyej zemren. Nje dit prej ditesh me shkruan ish-bashkeshortja e tij duke me thene qe jam nusja e O… ku nderkohe un kisha pare dhe letrat e divorcit qe kishin rreth 2 vjet te ndare dhe jetonin shume larg njeri-tjetrit.

Une vendosa te mos i tregoj qe me ka shkruar ajo sepse doja te dija me shume per te. Ajo u mundua si fillim te me largoje prej tij duke thene qe ai eshte i imi deri ne vdekje. Une i pergjigjesha me shume maturi dhe kulture kur nderkohe ajo fliste si mos me keq. Pastaj kjo duke biseduar me mua e pa qe nuk arriti dot te me bindte filloi duke e dramatizuar historinë qe kishin patur bashkë. Thoshte qe ai do ma paguaje mua cdo vuajtje sepse une kurre skam per ta lene te jetoje.

Arsyeja ime eshte qe ai te mos jete i lumtur. Edhe pse une nuk e dua me do te bej cdo gje dhe guret do ti leviz per tia arritur qellimit. Ne fakt une u merzita shume pas kesaj bisede. Fillova te largohem nga i dashuri pa rene shume ne sy. Ai me thoshte pse je ftohur nga une. Kur me pas me tha mos ndoshta te ka shqetesuar ish-nusja ime?

sexi tiraneUne u cudita ne fakt pse ma beri kete pytje. Ajo i kishte thene ketij qe un do te ndaj nga ajo histori dashurie qe ke nisur .Me ne fund i thashe dy fjale. Une vertet iu pergjigja asaj. Por jo per te ulur vlerat e mija por per te ditur me shume per ty. Ai-Te lutem mos e degjo ate se per koke te djalit ajo genjen dhe nuk do qe une te jem i lumtur. Ajo shikon qe un kam zgjedhur nje vajze me nivel sic je ti dhe nga inati do te me prishe lumturine. Une-Po ta kerkoj sikur te isha jot moter.

Te lutem mos me lendo. Te lutem nese nuk funksionon lidhja jone i japim fund e te mos e bejme publike. Ai-Un te dua ty dhe ajo ka vdekur per mua ka vite. Une ate kurre se kam dashur sepse ajo ishte nje femer e digjeneruar .Ajo me fyente familjen me fjalet me banale qe ekzistojne. Madje me ka detyruar edhe mua te perdor dhune mbi te sepse ajo me nxiste me veprime te ulta dhe te pista. Por per hater te djalit tim jetova me te. Ja kemi munduar ne te gjitha menyrat per te jetuar bashke por e pamundur.

Madje dhe pas divorci e provuam serish por pa rezultat. Une-Pas gjith ketyre fjaleve dhe betimeve un e besova o… Dhe filluam lidhjen tone. Me prezantoi me familjen dhe une po ashtu e prezantova me njeren pjese te familjes. Filluam planet per jeten.

Si fillim po planifikonim dasmen .Une kisha shume frike sepse lumturia ime ishte aq e madhe saqe nuk me besohej. Provova fustanin e nuserise sepse une dhe ai se bashku preme diten e madhe per te qene bashke. Une cdo dit i thoja te lutem zemer nese nuk do jemi te lumtur mos ta nisim kete histori sepse ajo ish-bashkeshortja e tij na bezdiste here pas here. Ai-Un kurre nuk dua te mbaroje historia jone.

Jam shume i sigurt qe te dua e do te dua deri ne vdekje. Te betohem per koke te djalit dhe per shpirt te babit qe nuk jeton me. E keshtu duke e besuar une vendosa ta bej publike kete lidhje. Nje dite prej ditesh ajo ish-bashkeshortja vjen nga larg per te sjelle djalin e tij qe ky ta takoje sepse kishte 1 vit pa e pare djalin.

Pas shume zenkash keta vendosen qe ky ta mbaj djalin gjate dites dhe ne darke djali te shkoje tek e ema. O… mu betua serish ne djalin qe nuk ka per te ndodhur asgje sepse un do marr djalin dhe kaq. Ajo erdhi dhe ky dy ditet e para veproi me maturi e merrte djalin dhe ajo ikte ne pune te vet. Ne dark ja conte. Nje dit ne mengjes pime kafen bashke une dhe i dashuri im dhe mua me dergoi tek nje sallon bukurie se po pergatiteshim per dasmen qe e kishim pas 10 ditesh dhe ai iku te marre djalin qe te rrije me te sepse djali do te ikte pas 3 ditesh. Nderkohqe une po merresha me floket ai nuk me telefonoi rreth 3 ore. Une u shqetesova sepse ai zakonisht me shkruante cdo 5min.

E marr ne tel dhe nuk me pergjigjet. Me pas me telefonoi vet dhe me tha qe nuk e kam degjuar.Une e besova. Pas disa oresh ai me shkruan:Zemer sot kur mora djalin erdhi dhe ajo ne makine me mua. Sepse djali filloi te qante qe te vije dhe mami. Ajo erdhi dhe djali donte te hante nje pice.

U ula dhe une me ta ne piceri sepse smund te rrija ne rruge duke i pritur. Pastaj ajo iku djali erdhi me mua. Une-ke bere shume gabim .Ti me sigurove qe sdo te ndodhe dicka e tille. Pse ma bere kete. Nuk ke turp je dhe 35 vjec nuk je i vogel. Ai nga kokefortesia e tij mu pergjigj shume keq. Ai-Boll me kaq se me lodhe….. kur mu pergjigj keshtu un u ndjeva shume keq. Me pas u qetesova dhe i bera pyetjen : A do te ndodhe me kjo gje?!

Ai-Nuk e di sepse nese ndodh vetem prej djalit. Une-mbeta pa fjale. Nuk me pelqeu kjo qe tha. Me pas nuk e di cfare ndodhi por ai u be krejt tjeter. Me tha te lutem mos me shqeteso kto tre dite gjersa te ike djali. Mendova se e humba per momentin. Dhe pse une nuk kisha faj ne kete mes u mundova ta marr me te mire duke i kerkuar falje dhe pse ai ishte gabim. Por ai nuk reagonte fare. Une i shkruaja pafund e telefonoja ai nuk me kthente asgje qofte edhe per meshire. Nuk e doja me veten. Njerzit qe kisha prane po me jepnin kurajo duke me thene qe rri e qet se neser do te telefonoj se ndoshta eshte merzit. Nuk vura gjume ne sy.

Te nesermen i shkrova qe me mungon shume por ai prape nuk reagoi. Isha ulur ne nje kafe dhe futem ne profilin e facebookut te tyre. Kur cte shikoja foton e tij me djalin ne nje hotel ku nenkuptohej se foton e kishte ber ajo. Aty me ra bota mbi koke. Pastaj ajo postoi nje status A e din sa shume te dua dhe kishte etikuar ate. Aty komentova dhe pse po dridhesha e tera. Une-E cuditshme si mund te duhet nje cift kur kane kaluar tmerre bashke dhe burri i thote gruas kurve dhe gruaja pederast e lloj lloj fyerjesh banale. Aty pastaj zoteria ne fjale me beri bllok dhe me shkruajti duke me kerkuar llogari. Ai-Pse komenton duke ofenduar. Aty me iku mendja.

Une-Cfare po ndodh keshtu zemer. Me dukej se jam ne enderr. Ai me pak fjale me tha:Ai- Mu kthyen ndjenjat per nusen. Te gjithe njerzit qe kisha perreth mu afruan dhe u mundonin te me qetesonin dhe pse sma dinin hallin qe kisha. Ishte nje tmerr i vertete. I thash ma thuaj ne sy kete qe po ben. Ai i pafytyri nuk guxoi te ma thote ne sy.

Me pas serish postonin foto se bashku .Nuk moren as pelqime nga miqte. Familja e tij dhe e imja u zhgenjyen njelloj si une. Nuk vume gjume ne sy .Te nesermen fillova te reflektoj per ta besuar sepse me dukej akoma se jam ne enderr. Me pas te gjith me thonin se ai do te kthehet sepse eshte e pabesueshme kjo qe ka ndodhur. Une nuk po e marr dot veten.E di qe do te kthehet por kam frik se do jete teper vone. Nuk e di nese e fal dot kete mekat kete pafytyresi.

Si do jet jeta ime ne vazhdin nese un kthehem me te. Besoj se do kemi probleme.Nuk kam siguri me tek ai. Me zhgenjeu me lendoi.Me theu zemren.Si do jete jeta ime .Nuk e dua me veten.Akoma nuk mundem ta besoj”./Jetaoshqef.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here